Vijojnë zjarret në zonën mes Delvinës dhe Gjirokastrës, rrezikohen stane dhe bagëti
Zjarret që përhapen nga zonat e Delvinës dhe Sarandës drejt Gjirokastrës kanë vazhduar të djegin sipërfaqe të mëdha me pyje dhe kullota gjatë natës në Qafën e Skërficës.
Dhjetra hektarë janë përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në mjedis dhe duke rrezikuar stanet dhe tufat e bagëtive në lartësitë e Malit të Gjerë.
Këto vatra zjarri mbahen nën monitorim të vazhdueshëm, ndërsa në orët e para të ditës së hënë zjarrfikës, punonjës të bashkisë, ushtarë dhe vullnetarë kanë nisur ndërhyrjet për krijimin e zonave të sigurisë dhe parandalimin e përhapjes së flakëve drejt zonave të banuara.
Terreni i vështirë dhe malor e bën të pamundur përdorimin e infrastrukturës zjarrfikëse, ndërsa ndërhyrja nga ajri mbetet zgjidhja e vetme e mundshme.
Zjarret që po përfshijnë pyjet dhe kullotat e zonës së Malit të Gjerë, si dhe ato që kanë shpërthyer në Sarandë dhe Delvinë, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, duke djegur dhjetëra hektarë sipërfaqe.

LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West