Detaje nga vrasja në Pogradec: Selmani kishte një lidhje 8-vjeçare me 52-vjeçaren
Të dhëna të reja janë zbuluar për Ilirjan Selmanin, 37-vjeçarin që dyshohet si autori i vrasjes së 52-vjeçares Kozeta Teço në qytetin e Pogradecit. Sipas burimeve të siguruar, viktima dhe autori kishin një marrëdhënie intime që zgjaste prej gati 8 vitesh.
Selmani, i cili punonte herë pas here në ndërtim apo në Greqi, rezulton gjithashtu të ketë qenë përdorues i lëndëve narkotike. Burime pranë hetuesve bëjnë me dije se Teço, në biseda me persona të afërt, kishte pohuar se Selmani i kishte marrë rreth 20 milionë lekë në total gjatë viteve të lidhjes. Paratë, sipas saj, i vinin nga motrat që jetonin në Greqi dhe Tiranë.
Pas ngjarjes së rëndë, mëngjesin e së hënës, Selmani është takuar me disa të njohur të tij, të cilëve u ka pohuar se kishte vendosur të ndahej nga Kozeta, duke pretenduar se ajo kishte krijuar një lidhje tjetër dhe se mund ta dëmtonte për shkak të xhelozisë.
Hetuesit dyshojnë se këto deklarata janë bërë me qëllim për të krijuar një alibi dhe për të shmangur dyshimet për vrasjen që kishte kryer. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se 37-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe përfitonte pagesë invaliditeti për shkak të gjendjes së tij.
Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, pas një konflikti të ashpër mes çiftit brenda banesës së viktimës. Gjatë debatit, Selmani ka goditur Kozetën me një mjet prerës, duke i shkaktuar plagë të rënda në qafë dhe krah, që rezultuan fatale.
Pas vrasjes, ai ka tentuar të pastrojë gjurmët e krimit duke fshirë gjakun me peceta dhe bluza, të cilat më pas i hodhi në një kazan plehrash pranë vendit të ngjarjes. Veprimet e tij janë filmuar nga kamerat e sigurisë të një biznesi aty pranë, të cilat kanë qenë kyçe për identifikimin dhe ndalimin e autorit të dyshuar.
Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Pogradecit, për të zbardhur plotësisht motivet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë që tronditi opinionin publik.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut