Brugge refuzon përfundimisht ofertën e Milan, kërkon 40 milionë euro për Jasharin

28 Korrik 2025 | 18:03

Prej afro 1 muaji Milani vijon tratativat me Club Brugge për mesfushorin shqiptar Ardon Jashari, madje duke arritur akordin personal me futbollistin, por më kot, pasi drejtuesit e klubit belg nuk bien dakord për ta lënë të lirë.

Milani duhet të kënaqet me pjesën që vetë futbollisti dëshironte me patjetër të bëhej pjesë, por në anën tjetër ka ardhur përgjigja përfundimtare nga gjigantët e Belgjikës, të cilët kanë refuzuar interesin kuqezi.

Sipas asaj që raportohet në mediat belge, nuk do të ketë akord mes palëve pa u paguar shuma e plotë prej 40 milionë eurosh, me kuqezinjtë që shkonin afro 38 milionë. Një tjetër fakt që ka bezdisur drejtuesit e Brugge janë deklaratat e bëra nga Igli Tare ku pohonte se Milani nuk do të paguajë asnjë qindarkë më tepër nga oferta prej 38 milionë. Menjëherë pas fjalëve të Tares, Brugge vendosi ti mbyllë derën këtij transferimi, pa gjetur një gjuhë të përbashkët.

Kjo nuk është diçka e re për Milanin, pasi të njëjtën gjë bëri dhe Leverkusen në çështjen Xhaka, me mesfushorin që mbetet në Bundesligë. Ideja e 7 herë fituesve të Champions për të krijuar një skuadër me pak para duke se nuk po funksionon, megjithëse është ende herët për të folur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026