Tenis, Rafael Nadal fiton titullin e 10-të të Italian Open duke mundur Novak Djokovic
Tenisti spanjoll Rafael Nadal fitoi këtë fundjavë titullin e 10-të të Italian Open duke mundur numrin një të botës, Novak Djokovic.
Në ndeshjen e luajtur në Romë që zgjati rreth tre orë, i ashtuquajturi “Mbreti i fushave me dhe” fitoi 7-5, 1-6, 6-3.
“Pata një fundjavë fantastike dhe jam tejet i gëzuar,” – u shpreh 34-vjeçari Nadal pas ndeshjes duke shtuar se synimi i tij është të mbrojë sërish titullin në turneun e Francës, në Roland Garros, që nis më 30 maj.
Përballja mes Nadal dhe Djokovic ishte e 57-ta në histori dhe pas kësaj ndeshjeje, serbi vijon të kryesojë 29-28. Vlen të thuhet se për herë të fundit në Romë, Djokovic e ka mundur Nadalin në vitin 2014.
Triumfi në Romë sidoqoftë nuk i lëviz gjë kryesimit të 33-vjeçarit Djokovic në ranglistën botërore të ATP-së ku ai kryeson me mbi 11 mijë pikë. Pas tij vijnë Daniil Medvedev me 9,793 dhe Rafael Nadal me 9,630.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve