Luis Diaz prezantohet te Bayern, firmos kontratë 4-vjeçare

30 Korrik 2025 | 16:47

Luis Diaz është prezantuar zyrtarisht si futbollist i Bajernit të Mynihut, pasi ka kaluar me sukses testet mjekësore. Kolumbiani ka firmosur për 4 vite me rekordmenët e Gjermanisë.

Në 4 vitet e ardhshme Luis Diaz do të jetë futbollist i Bayernit të Mynihut, ndërsa ka kaluar me sukses testet mjekësore. Ka qenë vetë klubi gjerman i cili ka deklaruar në rrjetet sociale se ka Diaz është blerja më e fundit e kampionëve në fuqi të Gjermanisë. Këtë të mërkurë, anësori kolumbian është prezantuar edhe me shokët e skuadrës.

Sa i përket këtij transferimi janë bërë publike të tjera detaje, ndërsa kujtojmë se 28-vjecari bëhet një ndër blerjet më të shtrenjta në historinë e Bayern, teksa do të përfitojë plot 14 milionë euro në sezon. Vetëm dy lojtarë kanë kushtuar më tepër për arkat e klubit se Diaz dhe ata janë Harry Kane i marrë nga Tottenham për 100 milionë euro dhe Lucas Hernandez i transferuar nga Atletico për 80 milionë euro.

Diaz do të mbajë veshur fanellën me numrin 14, ndërsa pritet që në javët e para të aktivizohet, ndoshta edhe si titullar duke parë mungesat në kampin bavarez. Ai vjen pas një periudhe pozitive te Liverpool, ndërsa më herët ka luajtur edhe për Porton në Portugali. Tratativat mes palëve filluan në fillim të muajit korrik, ndërsa u konkretizuan vetëm pak orë më parë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026