Australia ndalon Youtube, masa e qeverisë për të mbrojtur fëmijët nën moshën 16 vjeç

30 Korrik 2025 | 20:29

Faqja e internetit YouTube do të përfshihet në listën e rrjeteve sociale që do të ndalohen në Australi për fëmijët nën moshën 16-vjeç.

Platforma e publikimit të videove pritej të përjashtohej nga ndalimi që qeveria do t’i bëjë rrjeteve TikTok, Instagram, Facebook, X dhe Snapchat, duke filluar nga dhjetori.

Në kuadër të masës, adoleshentët do të mund të shohin video në YouTube, por do t’u ndalohet të kenë një profil, që kërkohet për të qenë në gjendje të postosh një video, apo të reagosh.

YouTbue, në pronësi të Google, ka argumentuar se nuk duhet të bllokohet, pasi si platformë ofron përfitime dhe vlera për të rinjtë australianë. “Ne nuk jemi një rrjet social”, ka thënë kompania në një deklaratë të publikuar të mërkurën.

Ligjet që po miratohen në Australi po ndiqen me interes të madh nga vende të tjera, me Norvegjinë që ka paralajmëruar një masë të ngjashme dhe Britaninë që po e shqyrton atë.

“Rrjetet social po i shkaktojnë dëme sociale fëmijëve tanë dhe unë dua që prindërit australianë ta dinë se ne po kujdesemi për ta”, ka deklaruar po të mërkurën kryeministri Anthony Albanese.

Ai është shprehur i vetëdijshëm se mbrojtja e fëmijëve kërkon më shumë përpjekje, por ka shtuar se kjo masë do të bëjë diferencën.

Komisionerja australiane për sigurinë elektronike, Julia Inman rekomandoi muajin e kaluar përfshirjen e YouTube në listën e ndalimit, pasi fëmijë të moshave nga 10 në 15 vjeç shihnin në të “materiale të dëmshme”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026