Sherr në një lokal në Borsh, 42-vjeçari nxjerr armën dhe plagos të riun nga Kruja
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes, më 31 korrik 2025, në fshatin turistik të Borshit.
Ngjarja u shënua rreth orës 02:20, në ambientet e një lokali, ku disa persona ishin duke konsumuar alkool ndërsa një konflikt verbal ka shpërthyer mes tyre, që më pas ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit.
Nga hetimet paraprake rezulton se 42-vjeçari H.Ç., banues në Borsh, ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë dhe ka qëlluar në drejtim të 33-vjeçarit me inicialet E.Sh., banues në Krujë.
I riu nga Kruja ka mbetur i plagosur në dorë, ndërsa ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas të shtënave, autori është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa i plagosuri është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Forcat e Komisariatit të Policisë Himarë kanë siguruar pamjet e kamerave të sigurisë së lokalit, të cilat kanë ndihmuar në identifikimin e autorit të dyshuar. 42-vjeçari H.Ç. i cili u arrestua brenda pak orësh dhe është shoqëruar në ambientet e komisariatit, ku ka dhënë dëshminë e tij në lidhje me ngjarjen.
Po ashtu, janë shoqëruar edhe shtetasit e tjerë që ndodheshin në lokal në momentin e ngjarjes dhe që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në konflikt.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa ndaj autorit pritet të ngrihen akuzat për “Plagosje me dashje” dhe “Mbajtje pa leje e armëve të zjarrit”.
Njoftimi i policisë
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, pas njoftimit për një konflikt të ndodhur në një lokal në Borsh, rreth orës 02:20 të datës 31.07.2025, janë angazhuar menjëherë, duke shkuar në vendngjarje.
Nga veprimet hetimore paraprake dhe këqyrja e pamjeve filmike, dyshohet se pas një konflikti midis disa shtetasve, shtetasi H. Ç. ka plagosur me armë zjarri automatike, shtetasin E. Sh., 33 vjeç, banues në Krujë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar, shtetasi H. Ç., 42 vjeç, banues në Borsh, është lokalizuar dhe shoqëruar në ambientet e DVP Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Gjithashtu, janë shoqëruar edhe disa shtetas të tjerë të përfshirë në konflikt.
Grupi hetimor, i përbërë nga specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave, gjetjen e armës së zjarrit të dyshuar të përdorur dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje”. thuhet në njoftimin e policisë.
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus