Millosh Plleskoviç dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte në Kosovë

31 Korrik 2025 | 12:15

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar të enjten Millosh Plleskoviçin me 15 vjet burgim, nën akuzat për krime lufte në Kosovë.

Sipas aktakuzës, Plleskoviç bashkë me një grup serbësh të armatosur, i kanë vrarë tre civilë shqiptarë dhe i kanë plagosur disa të tjerë në qytetin e Prizrenit, raporton Betimi për Drejtësi, medium i specializuar raportime në fushën e drejtësisë.

Gjykatësi Rrahman Beqiri ka thënë të enjten se vendimi do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh ngë hyrja në fuqi e aktgjykimit. Plleskoviç veçse ka qenë nën masë të paraburgimit.

Sipas aktakuzës, Plleskoviq ka gjuajtur me armë të tipit ‘Kallashnikov’, ku nga të shtënat në vendin e ngjarjes kishin mbetur të vrarë R.D., B.D., dhe F.B., kurse të dëmtuarit Xhenger Cana, Fevzi Cana dhe Bashkim Kastrati kishin shpëtuar.

Mes tjerash në dokument është përmendur se familjarëve të të ndjerëve u ishte lejuar që t’i merrnin trupat e viktimave pas një jave nga vrasja, dhe që trupat e R. dhe B.D., ishin vendosur mbi njëri-tjetrin, kurse njëri nga ta e kishte këmbën e prerë, ndërkaq viktima F.B, nuk e kishte kokën në trup.

Avokati i viktimave, Gent Gjini, ka thënë pas aktgjykimit se vendimi i shqiptuar është shumë i ulët.

“Ky dënim është shumë pak në raport me masakrat. Zonjës ia kanë masakruar dy fëmijë binjakë. Ua kanë prerë gjymtyrët. Janë faktet. Gjykata e ka dënuar shumë pak me ligje të Jugosllavisë”, ka thënë ai para mediave.

Gjatë luftës në Kosovë më 1998/99 u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën.

Rreth 1.600 persona, kryesisht shqiptarë, janë ende të zhdukur.

Ndër vite, autoritetet e drejtësisë në Kosovë kanë akuzuar ose dënuar disa persona për krime lufte.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026