“I shokuar nga vdekja”, avokati: Ilirjani s’ka pranuar kurrë se e ka vrarë Kozetën
Gjykata e Korçës ka caktuar masën e arrestit me burg për Ilirjan Selmanin, 31-vjeçarin e dyshuar si autor i vrasjes së Kozeta Teços, ngjarje e ndodhur tre ditë më parë në qytetin e Pogradecit.
Menjëherë pas seancës ka folur për mediat edhe avokati i tij, i cili konfirmoi se i mbrojturi prej tij nuk e ka pranuar autorësinë dhe është “një djalë shumë i mirë”.
Sipas avokatit, Selmani ka pranuar njohjen me viktimën, por jo se ka bashkëjetuar me të, ndërsa tha se është shprehur i keqardhur dhe i shokuar mbi vdekjen e saj.
“Si fillim dua të shpreh ndjesë për viktimën, pavarësisht nëse është apo jo i mbrojturi prej meje autor i veprës penale – i shprehim ngushëllime të sinqerta familjes së saj. I mbrojturi prej meje në asnjë moment nuk e ka pranuar autorësinë e veprës penale, as në polici, as para gjykatës. Ka mbajtur një qëndrim që lidhet me personalitetin e tij, që është djalë shumë i mirë dhe kurrsesi ai nuk mund të kryejë këtë veprim të rëndë. Ai nuk ka pranuar që bashkëjetonte me viktimën, por thjesht ka pasur një njohje – njohja mund të jetë shoqërore ose tjetër, por jo bashkëjetesë. Bashkëjetesën e përcakton ligji dhe kurrsesi nuk jemi në rastin e bashkëjetesës,” – tha avokati i Ilirjan Selmanit.
Avokati tha se nuk mund të flasë për provat që ka paraqitur Prokuroria, pasi janë sekret hetimor, por u shpreh i bindur se nuk ka provë që të sjellë dyshime të arsyeshme se klienti i tij e ka kryer këtë krim.
“Prokuroria ka paraqitur një sërë provash, por me bindje, ne si mbrojtje deklarojmë para jush se nuk ka prova për dyshime të arsyeshme për vrasjen. I mbrojturi prej meje ka reaguar në mënyrë të qartë se nuk e pranon autorësinë e krimit dhe ka shprehur keqardhje për viktimën, duke qenë i shokuar për lajmin e vdekjes së saj. Për provat që ka paraqitur Prokuroria nuk flas, sepse janë sekret hetimor”, tha avokati.
Gjykata e Korçës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj Ilrjan Selmanit, 31-vjeçarit të dyshuar si autor i vrasjes së Kozeta Teços, ngjarje e ndodhur tre ditë më parë në qytetin e Pogradecit. pic.twitter.com/5ISXlg4d0G
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) July 31, 2025
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)