Pickimet dhe goditja nga dielli shqetësimet shëndetësore më të shpeshta gjatë verës

31 Korrik 2025 | 16:12

Pickimet nga insektet, goditjet nga dielli apo shqetësimet kardiovaskulare janë problematikat shëndetësore më të shpeshta për banorët dhe turistët që vizitojnë Gjirokastrën në këtë sezon vere.

Aktualisht në pjesën muzeale të qytetit të gurtë funksionon Qendra Shëndetësore Verore që ofron 24-orë kujdes mjekësor. Prej fillimit të verës janë 300 persona, turistë dhe banorë që kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në këtë qendër shëndetësore.

“Kemi dhënë asistencën mjekësore në shumë raste p.sh rastet kardiovaskulare, për tensionin, ka pasur raste për gastrointerite, për pickime kemi pasur shumë raste, marrin ndihmën e parë këtu dhe largohen, në qoftë se rastet janë më të komplikuara normalisht komunikojmë me urgjencën e spitalit dhe i referojmë aty”, thotë mjekja Aleksia Zilfo.

Shpesh herë në vend qytetarët ankohen për mungesën e medikamenteve si dhe për mungesën e përkushtimit të stafit mjekësor, por ndryshe ndodh këtë sezon në Gjirokastër.

Qendra Shëndetësore 24-orëshe disponon një staf të kualifikuar mjekësor si dhe medikamentet e nevojshme për të dhënë asistencën e duhur mjekësore kryesisht për turistët.

“Barnat e duhura janë, është personeli mjekësor që përbëhet nga 2 mjekë dhe 3 infermierë të cilët qëndrojnë 24 orë këtu dhe gjatë gjithë kohës është e hapur për të dhënë ndihmën e parë, janë të specializuar”, shprehet mjekja.

Në këto ditë të nxehta vere bluzat e bardha apelojnë për kujdes të shtuar për të parandaluar shqetësimet shëndetësore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026