KFOR vendos shenja të reja sinjalizuese përgjatë kufijve të Kosovës

1 Gusht 2025 | 21:18

Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO po vazhdon vendosjen e shenjave të reja përgjatë vijës së kufijve të Kosovës.

Shenjat e tilla, të vendosura në zonat malore dhe pyllëzuese, shënojnë qartë zonën e operacioneve të KFOR-it dhe ndihmojnë në uljen e rrezikut të kalimeve aksidentale, thuhet në njoftim, raporton KosovaPress.

KFOR-i thotë se do të vazhdojë përpjekjet e tilla për promovimin e një ambienti të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë, përfshirë përmes patrullimeve të rregullta në veri të Kosovës dhe pranë vijës kufitare.

Ndryshe, KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”

Policia e Kosovës hodhi poshtë pretendimet, siç tha, të pabazuara, të Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit të Kishës Ortodokse Serbe (KOS) për “presion, diskriminim apo...
08:47 | 18/07/2026

Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Glauk Konjufca përmes një postimi në “X” ka bërë me dije se i ka dërguar një...
08:19 | 18/07/2026

Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish pas deklaratës së ministres serbe, Snezana Paunoviç, lidhur me spastrimin etnik në Kosovë. Në një reagim...
22:24 | 17/07/2026