Eksperti: Vuçiç duhet të pranojë statusin e minoritetit serb në Kosovë siç është

1 Gusht 2025 | 21:05

Klejd Këlliçi, ekspert i çështjeve ndërkombëtare tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se çështja e minoritetit serb në Kosovë nuk ka qenë asnjëherë problem, pasi ai është plotësisht i integruar dhe i respektuar në të drejtat e veta.

Sipas Këlliçit, Vuçiç dhe kushdo që do të vijë në pushtet pas tij duhet të pranojnë statusin e minoritetit serb siç është duke respektuar shtetësinë e Kosovës.

“Vuçiç duhet të gjejë forcën për të pasur një pozitë në raport me ndërkombëtarët dhe faktorin vendas, për mua do ishte shumë e rëndësishme nëse ndërkombëtarët do t’i bënin presion Vuçiçit. Çështja e minoritetit serb në Kosovë nuk ka qenë asnjëherë problem, duke u nisur nga ky rekord pozitiv në respektimin e të drejtave të minoriteve, në integrimin e tyre në shoqëri nuk ka asnjë arsye pse Serbia të mos pranojë një lloj statusi të serbëve në Kosovë, të njohë shtetësinë  e Kosovës. Vetëm nëse Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën dhe këtu çështja e dialogut vdes. Do të duhet të ketë një lloj deklarimi të tillë ose Vuçiç duhet të pranojë rregullimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe statusin e minoritetit ashtu siç është ose do të duhet të mos e pranojë fare Kosovën si problem. Por kushdo që do vijë në pushtet në Serbi do përballet me problemin e Kosovës”, tha Këlliçi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8...
19:12 | 11/07/2026

“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi

Në një lidhje live për Euronews Albania me gazetarin Franko Egro, analisti Valon Arifi komentoi zhvillimet e fundit politike në Serbi dhe mundësinë e zgjedhjeve...
18:30 | 27/06/2026

Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president

Aktivisti Valon Arifi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania ka folur lidhur me mitingun që do të zhvillohet në...
18:20 | 27/06/2026