Goditet grupi i trafikut të drogës drejt Greqisë: Kush janë “kokat e bandës”

2 Gusht 2025 | 13:24

Policia e Korçës ka goditur një grup kriminal të përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit drejt Greqisë.

Në pranga ranë dy financuesit e kultivimit të drogës, shtetasit Leonard Xhemollari, 45 vjeç, banues në Maliq, dhe Gentian Muço, 48 vjeç, banues në Korçë. Ndërkohë, u shpallën në kërkim organizatorët e trafikimit të drogës, shtetasit Rexhildo Berberi, 42 vjeç, dhe Abidin Guraj, 35 vjeç, të dy banues në Korçë.

Sipas Policisë, lënda narkotike kultivohej në fshatin Polovisht, Maliq dhe më pas magazinohej në fshatin Voskop, ku kryhej tharja dhe përpunimi, përpara se të transportohej drejt Greqisë. Të katër të dyshuarit akuzohen për përfshirje edhe në raste të mëparshme të trafikut të drogës, të goditura nga Policia, përfshirë sekuestrime të sasive të mëdha të kanabisit dhe heroinës në Korçë, Pogradec dhe në pikën kufitare të Kapështicës.

4 raste të këtij grupi të goditura më parë nga Policia:

  • Ngjarja e datës 08.06.2025, ku u arrestua në flagrancë shtetasi V. B., që u kap me 6 kg lëndë narkotike të dyshuar heroinë, në PKK Kapështicë;
  • Ngjarja e datës 25.04.2024, ku u arrestuan shtetasit K. SH. dhe H. M., të cilët u kapën me një sasi prej 12.5 kg lëndë narkotike, e dyshuar kanabis;
  • Ngjarja e datës 23.09.2023, ku u arrestua shtetasi K. K., në qytetin e Pogradecit, me një sasi prej 52.6 kg lëndë narkotike, kanabis;
  • Ngjarja e datës 27.11.2023, ku u arrestuan shtetasit L. L. dhe S. P., dhe u kap në shtetin grek një sasi prej 26 kg lëndë narkotike.

Gjatë kontrolleve në banesat e të dyshuarve, Policia sekuestroi prova të shumta materiale, mes të cilave fenelina policie, pajisje gjurmimi (GPS), kamera të fshehta, pajisje regjistrimi, targa automjetesh, karta memorie, USB, një dron, kontrata shitblerjeje dhe dokumente të tjera që lidhen me veprimtarinë kriminale. Në banesën e njërit prej të kërkuarve, u zbulua gjithashtu një ambient i përshtatur për modifikimin e automjeteve.

Operacioni vijon për identifikimin dhe dokumentimin e të gjithë personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurori, ku të dyshuarit përballen me akuzat për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Trafikim të narkotikëve”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026