U konfliktua fizikisht me qytetarin në doganën e Bllatës, AMP arreston efektivin
Një punonjës policie është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pasi gjatë kryerjes së detyrës në Pikën e Kalimit Kufitar të Bllatës në Dibër, dyshohet se është konfliktuar fizikisht dhe ka kryer veprime arbitrare ndaj një qytetari.
“Arrestimi i tij u bë i mundur pasi nga veprimet e para hetimore janë krijuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova dhe fakte, se punonjësi i policisë, më datë 02.07.2025 rreth orës 01:30 në Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë, Dibër, gjatë kryerjes së detyrës, është konfliktuar fizikisht dhe ka kryer veprime arbitrare në dëm të shtetasit F.K., banues në Dibër,” thuhet në njoftimin e policisë.
Efektivi i arrestuar është punonjësi i policisë V.A., me detyrë N/Specialist në Seksionin e Hetimit dhe Zbatimit të Masave Plotësuese dhe Kontrollit të Territorit në Komisariatin e Policisë Kufitare Dibër, ndërsa akuzohet për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Kryerja e veprimeve arbitrare”.
Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.
Njoftimi i plotë i policisë
“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës – Dibër) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë V. A., me detyrë N/Specialist në Seksionin e Hetimit dhe Zbatimit të Masava Plotësuese e Kontrollit të Territorit në Komisariatin e Policisë Kufitare Dibër, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Kryerja e veprimeve arbitrare”.
Arrestimi i tij u bë i mundur pasi nga veprimet e para hetimore, janë krijuar dyshimet e arsyeshme të bazuara në prova e fakte, se punonjësi i policisë me datë 02.07.2025 rreth orës 01.30 në Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë, Dibër, gjatë kryerjes së detyrës është konfliktuar fizikisht duke kryer dhe veprime arbitrare në dëm të shtetasit F. K., banues në Dibër.
Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Dibër”, thuhet në njoftim.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus