Bruno Fernandes refuzon milionat nga Arabia Saudite, kërkon përforcime te United
Nëse është një futbollist që ka refuzuar më së tepërmi Arabinë Saudite, ai është mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes.
Portugezi, më herët nuk pranoi të kalonte tek Al Hilal, por të njëjtën gjë bëri dhe pak orë më parë me Al Nassr.
Edhe pse pritej që të nënshkruante një kontratë me përfitime të larta ekonomike në aspektin personal, Fernandes zgjodhi të qëndrojë te djajtë e kuq, të cilët po kalojnë një periudhë krize jo vetëm në aspektin sportiv.
Al Nassr, skuadër ku aktivizohen dhe dyshja tjetër e Portugalisë Ronaldo-Felix, i bëri një ofertë 30-vjeçarit për ta transferuar këtë verë, por pa rezultat.
Pas ndeshjes miqësore me Evertonin, Fernandes analizoi skuadrën, duke nënkuptuar se sezonin e ri do të jetë sërish kapiten i djajve të kuq.
“Na duhej më shumë cilësi për t’i bërë të gjithë të përmirësohen pak më shumë dhe të kenë më shumë për të bërë për t’u futur në formacionin titullar. Mendoj se kjo është ajo që klubi dhe trajneri po përpiqen të bëjnë dhe shpresojmë se mund të marrim një ose dy lojtarë të tjerë për të ndihmuar me këtë”, deklaroi Fernandes.
Manchester United barazoi me Evertonin në shifrat 2-2, në një miqësore në prag të sezonit të ri futbollistik.
Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
- 19:05 Vijon puna për shuarjen e zjarrit në pyllin e Sodës (VIDEO)
- 18:55 Brazili tërheq ambasadorin nga Argjentina pas kritikave të Mileit për Lulën
- 18:34 Irani ndalon sulmet ndaj aleatëve të Uashingtonit, teksa SHBA-ja pezullon bombardimet
- 18:26 Lula: Tarifat e reja të SHBA-së të padrejta dhe një gabim strategjik
- 18:06 Waltz: Marrëveshja bërthamore varet nga anëtarësimi i Arabisë Saudite në Marrëveshjet e Abrahamit
- 17:50 Aksidentohet një karrotrec në aksin Librazhd-Elbasan, detajet e para (VIDEO)