Shorti i Conference League, ekipet shqiptare njohin kundërshtarët

4 Gusht 2025 | 16:01

Skuadrat shqiptare vijojnë përgatitjet për raundin e tretë kualifikues në Conference League, por këtë të hënë kanë njohur kundërshtarët e play-off, që është dhe stacioni vendimtar për të shkuar në grupe.

Kampionët e Superligës shqiptare, Egnatia në rast se arrin të mposhtë Olimpijan, shorti i ka servirur një ekip të fortë si Noah e Armenisë ose në rastin më të mirë Red Imps i Gjibraltarit, pasi këto dy ekipe përballen me njëra-tjetrën.

Dinamo City e Ilir Dajës ka një duel të vështirë në raundin e tretë, atë ndaj Hajduk Split dhe në rast se arrin të kalojë më tej, në play-off përballet me fituesin e çiftit Silkeborg-Jagiellonia. Sa i përket skuadrave të Kosovës, Ballkanin e pret një short i vështirë, por përpara se të shkojë në stacionin final, do të duhet të mposhtë Shamrock Rovers. Në rast se ia del, atëherë në play-off përballet me fituesin e duelit Larne-Santa Clara.

Kampionët e Kosovës, Drita në rast se eliminohen nga Europa League në përballjen me Steauan e Bukureshtit, në Conference do të luajnë ndaj Differdange ose Levadia Tallin, konkretisht me fituesin e këtij çifti. Në rast se avancon më tej në Europa League duke mposhtur Steauan, atëherë e pret Aberdeen.

Shkëndija e Tetovës përballet me Qarabag në raundin e tretë të Champions, por në rast humbje, kalon në Europa League ku në play-off e pret fituesi i çiftit Ludogorets-Ferencvarosi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajvani simulon pushtimin kinez, stërvitje për skenarët e luftës (FOTO)

Tajvani ka zhvilluar një stërvitje të gjerë përgatitore në pjesën qendrore të ishullit, duke simuluar skenarë ekstremë si një bllokadë kineze, një tërmet i fuqishëm...
20:27 | 03/07/2026

Ursula von der Leyen flet nga Irlanda: Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë drejt BE-së

Ndërsa ndodhet në një vizitë zyrtare në Irlandë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vlerësoi progresin e bërë në negociatat e anëtarësimit nga...
19:47 | 03/07/2026

Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët

Sipas një analize të fundit të UNICEF-it, mbi 20 milionë fëmijë në 10 vende të botës kanë përdorur tashmë platforma të inteligjencës artificiale, duke e...
19:34 | 03/07/2026