Trupa italiane e cirkut ‘Marina Orfei’ sjell spektakël në Gjirokastër

4 Gusht 2025 | 17:00

Trupa e cirkut nga Italia “Marina Orfei” ka rikthyer traditën e shfaqjeve të cirkut në Gjirokastër. Qyteti i gurtë është një nga ndalesat e turneut që trupa po zhvillon në Shqipëri, pas performancave në Tiranë, Durrës, Sarandë dhe Berat.

Në spektakël marrin pjesë artistë të specializuar në numra akrobatikë, xhonglerë, kllounë, iluzionistë si dhe numra cirku me kafshë. Shfaqja përfshin humor dhe argëtim për publikun e të gjitha moshave dhe veçanërisht për fëmijët.

“Deri tani e ndjejmë veten shumë mirë, si me pjesëmarrjen ashtu edhe me qytetin që është shumë i bukur. Publiku na përgjigjet mjaft mirë, ka bashkëpunim, megjithëse e prezantojmë spektaklin në italisht ,çdo gjë po shkon shumë mirë. Në spektakël kemi akrobatë të ajrit, kemi numrat me qen, një numër shumë të bukur me tigrat siberianë, dhe kllounin që është shumë zbavitës për fëmijët. Është një spektakël shumë i kompletuar”, tha Ricardo Zafatta, drejtues artistik.

“Është shumë bukur. Publiku na është përgjigjur dhe ka shumë interes ,shpresojmë që do të jetë kështu gjithë javës. Unë jam kllouni. Është një rol shumë interesant sepse i bëj të qeshin të gjithë fëmijët dhe i përfshij edhe në spektakël. Mendoj që këto shfaqje do të jenë një sukses”, shprehet artisti Roberto Riva.

Cirku “Marina Orfei” me një historik që nis nga vitet 1950 ka shëtitur në shumë vende të botës duke sjellë përvoja unike për sa i përket spektaklit dhe performancës. Për shumë fëmijë në Gjirokastër, kjo është përvoja e parë me një cirk të vërtetë, ndërsa për të rriturit një kujtim që rikthehet pas shumë vitesh.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026