Stuhi shiu dhe breshëri në Gramsh, dëme të konsiderueshme në bujqësi

4 Gusht 2025 | 20:26

Një stuhi e fuqishme e shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe breshëri ka përfshirë pasditen e sotme rrethin e Gramshit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në bujqësi.

Zona më e prekur është fshati Kukur, ku stuhia ka zgjatur mbi 15 minuta, duke dëmtuar qindra dynymë me kultura të ndryshme bujqësore. Dëmet më të mëdha janë regjistruar në parcelat me agrume dhe në vreshta, ku humbjet llogariten të jenë të mëdha.

 

Fermerët shprehen të shqetësuar për pasojat që kjo situatë do të ketë në të ardhurat e tyre, ndërsa presin vlerësimin e dëmeve nga strukturat përkatëse.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026