VIDEO/ Ardon Jashari zbarkon në Milano, fjalët e para të futbollistit shqiptar
Ardon Jashari zbarkoi mbrëjen e së martës në Milano, pas arritjes së marrëveshjes mes Club Brugge dhe Milanit për transferimin e tij në “San Siro”.
Ylli shqiptar mbërriti në qytetin e modës rreth orës 23:00, ku u prit nga gazetarë dhe disa tifozë kuqezi, të cilët e përshëndetën dhe e mbështetën që në momentet e para.
“Shumë i lumtur, shumë i lumtur,” ishin fjalët e para të Jasharit në Milano, teksa Rossonerët fituan betejën dy mujore për ta sjellë atë në skuadër.
23-vjeçari thuhet se i ka kushtuar Milanit në total 38 milionë euro, përfshirë bonuset. Ai do t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore këtë të mërkurë dhe më pas pritet të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me gjigantin italian, me një pagë vjetore prej 2.5 milionë euro neto.
Jashari zgjodhi Milanin para gjithkujt
Milani ishte një ëndërr e Jasharit që nga fëmijëria. Ai refuzoi oferta nga klube të mëdhenj, përfshirë disa nga Premier League, për të veshur fanellën kuqezi.
Pas disa javësh ngecjeje, ku nervozizmi mes palëve u rrit, dje Brugge ra dakord për idenë e shitjes.
Vendimtare ishte këmbëngulja e vetë lojtarit, i cili komunikoi qartë me klubin belg dëshirën e tij për të kaluar te Milani.
Një kontakt vendimtar mes drejtuesve të dy klubeve ndodhi gjithashtu së fundmi, ku Milani ofroi një metodë pagese më të shpejtë dhe ndoshta një rritje të lehtë të ofertës, duke zbutur pozicionin e Brugge.
🛬 Ardon Jashari has landed in Milano at the Linate airport. 🇨🇭🔴⚫️
📹 @SkySportpic.twitter.com/dja403H5AZ
— Milan Matters (@MilanMatters) August 5, 2025
Shifrat dhe kontrata
Në ditën e prezantimit zyrtar të kroatit Luka Modric, i cili mbërriti si lojtar i lirë nga Real Madridi, drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, arriti marrëveshje me Brugge:
33.5 milionë euro si pagesë fikse
+4.5 milionë euro bonuse, për një total prej 38 milionë euro
Tani mbetet vetëm të përcaktohet mënyra e plotë e pagesës.
Performanca në Belgjikë
Ardon Jashari iu bashkua Brugge një vit më parë nga Luzern për 6 milionë euro, ku kishte regjistruar 102 paraqitje, 9 gola dhe 11 asiste.
Në sezonin me Brugge, ai shënoi 4 gola, dha 6 asiste dhe mori po aq kartonë të verdhë në 52 ndeshje, duke fituar edhe Kupën e Belgjikës. Deri tani, ai ka edhe 4 paraqitje me kombëtaren A të Zvicrës.
Mesfusha e re kuqezi
Jashari do të kompletojë mesfushën e Massimiliano Allegrit, ku Milani ka shtuar tashmë dy emra të tjerë:
Luka Modric, transferim i lirë nga Real Madrid
Samuele Ricci, i ardhur nga Torino për 23 milionë euro + 1.5 milionë bonuse dhe 10% nga një shitje e ardhshme
Ata i bashkohen mesfushorëve aktualë:
Youssouf Fofana, Ruben Loftus-Cheek, Yunus Musah dhe Warren Bondo.
Njëri nga dy të fundit (Musah ose Bondo) mund të largohet, ndërsa gjithashtu janë në shitje edhe Yacine Adli dhe Ismael Bennacer, që janë kthyer nga huazimet respektive.
Në horizont: Athekame dhe rikthimi i Gallianit
Milani është në bisedime të avancuara për Athekame, mbrojtës i ri nga Young Boys. Marrëveshja mendohet të mbyllet për 8 milionë euro + bonuse.
Ndërkohë, gjithnjë e më shumë po flitet për rikthimin e Adriano Gallianit te Milani. Bisedimet janë në rrjedhë, dhe vetëm pas përfundimit të angazhimit të tij me Monza, rikthimi te kuqezinjtë mund të bëhet realitet pas 8 vitesh mungesë. Një ribashkim i mundshëm me Ibrahimovicin dhe Allegrin, që për tifozët do të simbolizonte një rikthim në lavdinë e dikurshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 17:10 Stoli i Italisë, Pep Guardiola del nga gara: Dua të kaloj më shumë kohë me familjen time
- 16:54 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 16:49 Pushimi mes dy pjesëve të finales së Kupës së Botës do të zgjasë më shumë se 15 minuta, shkak performancat
- 16:42 SHBA dhe zyrtarët sirianë hedhin poshtë pretendimet e Iranit për sulm ndaj bazës amerikane në Siri
- 16:37 Mijëra bileta ende në dispozicion për ndeshjen Angli-Francë, disa bileta të pa shitura edhe për finalen e Kupës së Botës
- 16:26 Ndeshja me Spanjën, ekipi portugez udhëtoi në Dallas me një aeroplan që përdoret çdo ditë për deportimet e ICE