Jashari ngul këmbë për kalimin te Milani, Club Brugge nuk pranon uljen e çmimit
Ardon Jashari mbetet një ndër futbollistët më të përfolur në këtë merkato verore, kjo për faktin se skuadra e tij, Club Brugge, nuk po e lejon të largohet drejt destinacionit të ëndrrave, San Siro.
Prej javësh palët vijojnë diskutimet, por nuk ka asnjë rezultat, ndërsa do të zhvillohet një tjetër takim mes lojtarit shqiptar dhe drejtuesve të ekipit belg.
Mesfushori pritet t’i bëjë edhe më të qarta kërkesat e tij, ku do të kërkojë me patjetër largimin drejt Milanos, edhe pse kushtet e kërkuara nga Club Brugge nuk janë plotësuar.
23-vjeçari thuhet se ka arritur akordin për një kontratë afatgjatë me “djallin”, por pengesa e vetme është vlera 2 milionë euro, të cilën kuqezinjtë nuk kanë ndërmend ta paguajnë, duke e lënë ofertën në 38 milionë euro në total, nga 40 që kërkohen.
Pas kthimit nga Kumanova, futbollisti ka njoftuar drejtuesit për një takim, ku do të jetë së bashku me përfaqësuesit e tij për të gjetur gjuhën e përbashkët.
Milani po qëndron në prapavijë përgjatë këtyre ditëve, pasi e tha fjalën e fundit: nuk do të paguajë asnjë qindarkë më shumë nga oferta e bërë.
Pra, Brugge duhet patjetër të pranojë vlerën 38 milionë euro ose Jashari do të mbetet jashtë skuadrës, pasi lojtari ka marrë vendimin të mos kthehet më në stërvitje.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 18:21 Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë
- 18:13 35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve
- 18:05 Macron kundër sondazheve që nxjerrin fituese Le Pen në 2027: Mos parashikoni më të keqen për francezët
- 17:57 Hungaria nis hetimet ndaj ish-ministrit të jashtëm për lidhje të dyshuara me Rusinë
- 17:54 Gjuriç në Uashington, nis procesi i Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë
- 17:49 Garda Revolucionare: Kemi goditur bazën amerikane në Katar