Humb jetën gjatë punës minatori në Bulqizë, çfarë thotë policia

6 Gusht 2025 | 12:27

Një incident tragjik ka ndodhur këtë të mërkurë në një subjekt minerar në Bulqizë, ku një 66-vjeçar ka gjetur vdekjen gjatë punës.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:40 të paradites, kur 66-vjeçari F.V., me detyrë ndihmës armator, është aksidentuar gjatë punës dhe për pasojë ka humbur jetën nga plagët e marra.

Njoftimi i policisë

Me datë 06.08.2025,  rreth orës 11.40, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Bulqizë dhe ka humbur jetën, shtetasi F.V.,  rreth 66 vjeç, me detyrë ndihmës armator.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026