Shkëndija mposhtet nga Qarabag, gjithçka e hapur për duelin e kthimit
Shkëndija është mposhtur nga Karabag në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Çempions Lig. Dueli i luajtur në Shkup u mbyll në shifrat 0-1.
Sfida e parë ndaj Qarabag rezultoi më e vështirë nga sa pritej për Shkëndijën e cila pësoi një humbje me rezultat minimal, ndërsa gjithcka u zgjidh që në fraksionin e parë. Loja ishte thuajse e balancuar përgjatë 90’ minutave, por ishte një penallti e kthyer në gol nga azerët ajo që vulosi fatin e takimit. Qarabag arriti të sigurojë shumë shpejt avantazhin, pasi Ëebster kryeu një ndërhyrje të parregullt brenda zonës së rreptësisë së vendësve.
Gjyqtari akordoi penallti e cila u shndërrua në gol nga Bayramov që mposhti portierin Gaye. Pjesa e parë u mbyll 0-1 për Qarabag, ndërsa në fraksionin tjetër Shkëndija luajti shumë më mirë, madje duke krijuar disa raste shënimi, por pa rezultat. Zëvendësimet e kryera nga trajneri Jeton Beqiri sollën më tepër freski, por jo ndryshim të shifrave, duke bërë që sfida e parë e raundit të tretë kualifikues të mbyllet 0-1.
“Besoj që vendosi një pakujdesi e jona, të jemkorrekt Qarabag pati rastet e veta, dhe ne, asnjë nuk i shfrytëzoi, ata shfrytëzuan vetëm pakujdesinë tonë”.– Jeton Beqiri, Trajner i Shkëndijës.
Ndeshja e kthimit në Azerbajxhan luhet më 12 gusht.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajvani simulon pushtimin kinez, stërvitje për skenarët e luftës (FOTO)
Ursula von der Leyen flet nga Irlanda: Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë drejt BE-së
Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët
- 12:20 Mijëra persona protestojnë në Gjermani kundër partisë së ekstremit të djathtë, AfD
- 12:13 Sot protesta kombëtare, diaspora mbërrin në Shkodër. Me këngë patriotike dhe flamuj, vijojnë rrugën drejt Tiranës
- 12:05 Protestuesi i shoqëruar vuan nga epilepsia, avokati Serjani kërkon lirimin e tij: Gjatë krizave është dhunuar nga policia
- 11:49 Irani apel vendeve të Perëndimit: Ngushtica e Hormuzit nuk është skenë për të shfaqur forcën ushtarake
- 11:47 Mbush 62 vjeç, Rama poston foton me flamingon: Faleminderit për urimet. Urrejtësit, provë që s’po jetoj kot
- 11:36 Ndërron jetë në moshën 99-vjeçare aktori Koço Qëndro