Situtata në PD?! Gazetari Hoxha: Anëtarët e PD-së po punësohen në administratë
Ndërsa jemi në kulmin e sezonit të pushimeve dhe në prag të shtatorit, muajit kur pritet të konstituohet Parlamenti i ri, dalë nga zgjedhjet e 11 majit 2025, gazetari Ardit Hoxha ka bërë një analizë mbi situatën e opozitës dhe aksionin politik që do të nisë në sezonin e ri.
Hoxha nënvizon se në Partinë Demokratike po shqyrtohet mundësia e hartimit të një platforme të re, që synon përfshirjen e elementëve nga diaspora në radhët e PD-së. Ai shpjegon se Sali Berisha ka lënë të kuptohet se ky proces reformimi mund të nisë prej shtatorit dhe të përfundojë pranë pranverës së vitit të ardhshëm.
“Sipas burimeve të brendshme, shumica e zërave në PD janë në dakordësi se situata aktuale nuk mund të vazhdojë kështu. Nevojitet një proces i thellë pastrimi të brendshëm, reflektimi dhe rigjenerimi të figurave dhe brezave, me synimin që në zgjedhjet vendore të vitit 2027 të ketë një ngritje të fortë dhe më pas një fitore në zgjedhjet e përgjithshme të 2029.” – tha Hoxha.
Gazetari shtoi gjithashtu se aktualisht në PD nuk ka asnjë figurë me potencial për të rivalizuar apo për të përsëritur një foltore si ajo që Berisha mbajti në shtator të vitit 2021.
Mungesa e një personazhi karizmatik dhe të fortë përballë Berishës, sipas tij, nuk nënkupton se lideri duhet të qëndrojë përgjithmonë në krye, por thekson se aktualisht ai është i pazëvendësueshëm dhe i paripërsëritshëm.
Hoxha nënvizon nevojën për një proces rinovimi, ristrukturimi dhe rigjenerimi total në Partinë Demokratike, duke filluar nga kryesia e deri te çdo degë dhe anëtar i thjeshtë.
“Një nga problemet kryesore aktuale është se në strukturat e degëve dhe seksioneve ka anëtarë që janë të regjistruar vetëm në letër, por që në fakt janë të punësuar në administratë ose kanë mbledhur vota për PS-në. Kjo tregon se shkërmoqja ka nisur që nga poshtë.” -tha midis të tjerash Hoxha.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset