Bayern mposht Tottenham 4-0, shkëlqejnë lojtarët e rinj të bavarezëve
4 gola të realizuar, dominim absolut, leksion me të rinjtë dhe një penallti e shpërdoruar ishte panorama e duelit Bayern Munchen-Tottenham, sfidë e fituar nga rekordmenët e Gjermanisë. Të dyja ekipet u paraqitën me 11shet më të mira në këtë përballje, ku e nisi si titullar dhe blerja më e fundit e Bayernit, Luis Diaz, por që nuk la gjurmë.
Goli i parë i ndeshjes së mbajtur në Allianz Arena erdhi nga Harry Kane, pas një asisti të mrekullueshëm të Michel Olise. Në minutën e 14’ bavarezët ekzekutuan dhe një penallti me Harry Kane, që si rrallëherë gaboi duke dërguar topin në tribunë. Pjesa e parë u mbyll me rezultat minimal, ndërsa në të dytën u shënuan 3 gola të tjerë.
Kinglsey Coman në minutën e 61’ realizoi një supergol me të majtën, duke dërguar topin në trekëndësh. Trajneri Vincent Kompany zëvendësoi thuajse të gjithë titullarët, duke provuar lojtarët e akademisë, por si për ironi të fatit erdhën dhe 2 gola të tjerë, më saktë dy supergola. Karl dhe Kusi Asare vulosën fitoren 4-0, ndërsa Tottenham nuk arriti të krijojë dot as edhe një rast të vetëm shënimi. Bayern bëhet gati për një tjetër miqësore, atë ndaj Grasshoppers më 12 gusht.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur