Hyn në fuqi në BE, më shumë mbrojtje për gazetarët dhe transparencë për mediat
Akti për Lirinë e Medias në Bashkimin Evropian hyri në fuqi, me synimin për të ofruar një mbrojtje më të mirë për shtypin dhe për ta bërë pronësinë e medias më transparente.
Ligji synon gjithashtu të kufizojë përdorimin e programeve elektronike të spiunazhit ndaj gazetarëve, të forcojë transparencën e reklamave dhe atë të pavarësisë së mediave publike.
Rregullat e reja do të mundësojnë gjithashtu që gazetarët të jenë më të mbrojtur dhe bashkë me ta edhe burimet e tyre.
Edhe rrjetet sociale duhet gjithashtu të përmbahen nga fshirja arbitrare apo kufizimi i përmbajtjeve të postuara nga mediat e pavarura.
Ligji u hartua nga Komisioni Evropian dhe u mbështet nga pjesa dërrmuese e Parlamentit Evropian në votën plenare të vitit të kaluar.
“Tani që ky akt hyn në fuqi, media dhe gazetarët në BE kanë garanci të paprecedent dhe qytetarët mund t’u besojnë lajmeve që jepen në bazë të fakteve dhe jo sipas agjendave politike apo ekonomike”, deklaroi komisioneri i BE për Demokracinë, Michael McGrath.
Komisioni Evropian propozoi rregullat e reja përballë rënies së lirisë së medias në shumë shtete anëtare dhe asaj të sigurisë së gazetarëve, kryesisht në Hungari, Poloni dhe Greqi.
Gjithashtu, gazetarja investigative Daphne Caruana Galiza në Maltë dhe reporteri Jan Kuciak në Sllovaki u vranë për shkak të punës së tyre në 8 vitet e fundit.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrau gruan me çifte, Gjykata e Shkodrës në lë burg 62-vjeçarin
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Serbi shtetasi malazez për krim të organizuar dhe trafik narkotikësh
Vrau bashkëshorten me çifte, del para gjykatës 62-vjeçari në Shkodër
- 10:52 Nis seanca plenare në Kuvend, opozita vijon bojkotin
- 10:48 Caktohet gjyqtari i gjysmëfinales së Botërorit Spanjë-Francë
- 10:37 Vrau gruan me çifte, Gjykata e Shkodrës në lë burg 62-vjeçarin
- 10:31 Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Serbi shtetasi malazez për krim të organizuar dhe trafik narkotikësh
- 10:26 Macron fton Ramën në Paris, kryeministri do të marrë pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën
- 10:19 Mbi 10 mijë viktima nga vala e të nxehtit në Evropë