Ekskluzive/ Maqedonci flet për marrëveshjet ushtarake me SHBA e anëtarësimin në NATO
I ftuar në emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania, ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci, dha një intervistë ekskluzive ku foli mbi raportet e sigurisë dhe bashkëpunimit ushtarak mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai dha detaje mbi marrëveshjen e parë kornizë të mbrojtjes mes Kosovës dhe SHBA-së, ndërsa u ndal edhe te vizitat e tij në SHBA.
Maqedonci shpjegoi përfitimet që i vijnë Kosovës nga nënshkrimi i marrëveshjeve dypalëshe të cialt sipas tij thellojnë dhe zgjerojnë bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
“Kemi një thellim dhe zgjerim të raporteve me SHBA, e veçanërisht në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë. Që nga koha kur kam marrë detyrën e ministrit para dy viteve, kam pasur tre vizita në Departamentin e Mbrojtjes. Gjatë vizitës së fundit, së bashku me Asistent Sekretarinn e Mbrojtjes, jemi dakordësuar për rrugën e bashkëpunimit midis vendeve tona në fushën e mbrojtjes. Konkretisht, kemi rënë dakord për disa pika ku do të fokusohemi dhe do të punojmë bashkarisht për implementimin e tyre, që Kosova të jetë e vetëqëndrueshme në aspektin e mbrojtjes dhe në të ardhmen të ketë kapacitete të afta për të mbrojtur territorin dhe jetën e qytetarëve të saj. Kemi dakordësuar për trajnime dhe stërvitje të përbashkëta, si dhe për pjesëmarrje në misione në vende të huaja, si ajo që kemi bërë në Kuvajt. Po ashtu, kemi dy pika të veçanta: industrinë e mbrojtjes dhe një rritje të bashkëpunimit për përgatitjen e shoqërisë për të reaguar dhe për të mbështetur institucionet e sigurisë për të mbajtur qëndrueshmërinë në rast lufte. Do të kemi një fabrikë shtetërore ushtarake, ku së fundmi kemi pasur një takim në Prishtinë për sinkronizimin e investitorëve ushtarakë amerikanë me kompanitë tona, ku përveç sektorit publik, po punojmë edhe me sektorin ushtarak privat amerikan, që është një nga prioritetet e kryeministrit dhe për mua personalisht, për të fokusuar këtë industri jo vetëm për vendin, por edhe për eksport,” tha Maqedonci.
Ai shtoi se bashkëpunimi me aleatët është i fuqishëm, duke pasur një ekip këshillues të NATO-s, i drejtuar nga një gjeneral gjerman, që mbështet ministrinë dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës për objektivat dhe afrimin me NATO-n.
“Natyrisht, SHBA ka satacionuar trupa në Kosovë, jashtë mandatit të KFOR-it, që kanë për qëllim bashkëpunimin bilateral dhe mbështetjen në trajnime. Ushtria e SHBA-së na mbështet edhe me donacione, ku kemi ndërtuar një prej poligoneve më të mira për qitje me armë të lehta, që ka kushtuar 2 milionë euro. Gjithashtu, kemi pranuar një kontigjent automjetesh të blinduara, të cilat janë blerë me një shumë simbolike”, tha ministri.
Sa i përket ecurisë drejt anëtarësimit në NATO, Maqedonci tha se: “Jemi duke bërë përpjekje për anëtarësim të plotë në NATO. Kosova ka ndërtuar kapacitete ushtarake nga fillimi dhe NATO ka qenë ajo që ka mbështetur krijimin e këtyre kapaciteteve.”
I pyetur nga moderatori Frango Egro për një datë fikse se kur Kosova mund të hyjë në NATO, ai tha: “Kemi një çështje diplomatike, sepse katër vende nuk e kanë njohur ende Kosovën. Shpresojmë që shumë shpejt këto vende të kuptojnë se shteti i Kosovës është një realitet, kurse Ushtria e Kosovës është një ushtri profesionale, e gatshme të kontribuojë bashkë me ushtritë e tyre, kudo për paqen dhe sigurinë në botë”.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari nga Presheva: Në Serbi do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, ja çfarë e ka trembur Vuçiç
Paqja ka shumë armiq! Eksperti: Kush e do zgjatjen e luftës në Iran?
Gazetari shqiptar në Rusi tregon skenarët për dronin në Rumani: Mund të jetë…, nuk është provuar se është rus
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje