Shkaktuan zjarr nga djegia e mbeturinave, arrestohen autorët në Kavajë

11 Gusht 2025 | 11:03

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë arrestuar tre shtetas të dyshuar si autorë të zjarreve që përfshinë sipërfaqe të mëdha toke me pemë frutore, në fshatrat Peqinaj, Kavajë dhe Zhabjak, Rrogozhinë.

Pas marrjes së njoftimit për zjarret që shpërthyen mbrëmjen e djeshme, forcat e policisë u dërguan menjëherë në vendngjarje. Falë hetimeve, u arrit të identifikoheshin dhe arrestoheshin shtetasit F. P., banues në Peqinaj, R. M., banues në Zhabjak dhe J. M., gjithashtu banues në Zhabjak.

Hetimet treguan se zjarri ishte shkaktuar nga djegia e mbeturinave në tokat e tyre, ku flakët kanë dalë jashtë kontrollit, duke përfshirë një sipërfaqe të madhe me pemë frutore dhe shkaktuar dëme të mëdha, përfshirë djegien e një banese të pabanuar.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit apelon për kujdesin e qytetarëve dhe banorëve të zonave rurale, duke theksuar se nuk duhet të ndezin zjarre për djegien e mbeturinave ose mbetjeve bujqësore dhe të shmangin hedhjen e cigareve të ndezura pranë pyjeve, për të parandaluar çdo rrezik për jetën dhe pronën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij

Policia e Korçës këtë të enjte ka finalizuar një operacion ku ka vënë në pranga një 31-vjeçar ndërsa është proçeduar në gjendje të lirë kushëriri...
13:32 | 25/06/2026

Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë

Është arrestuar në flagrancë këtë të enjte autori i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kavajë, ku pas një konflikti mes dy vëllezërve, njëri...
13:27 | 25/06/2026

Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në Sukth të Durrësit. Policia bën me dije se lidhur me...
13:26 | 25/06/2026