Fluks i lartë në pikat e kalimit kufitar në jug, Kapshtica regjistron 7449 shtetas

11 Gusht 2025 | 11:22

Në dy pikat kryesore të kalimit kufitar të juglindjes së vendit, ka pasur një fluks të lartë lëvizjesh gjatë 24 orëve të fundit.

Fluksi më i lartë është regjistruar në Kapshticë, ku janë regjistruar 7449 shtetas në hyrje, një numër i cili përfaqëson nivelin më të lartë të hyrjeve gjatë muajve të fundit. Po ashtu, nga Shqipëria drejt Greqisë kanë dalë 4837 shtetas.

Edhe në pikën kufitare të Qafë Thanës, ka pasur një fluks të konsiderueshëm lëvizjesh. Gjatë 24 orëve të fundit, nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Shqipërisë kanë hyrë 5551 shtetas, ndërsa kanë dalë 4988 shtetas nga vendi ynë.

Për të menaxhuar këtë fluks të lartë, Policia e Shtetit ka vendosur punën me numrin maksimal të sporteleve në të dyja pikat kufitare, për të siguruar kalimin e shpejtë dhe pa probleme të qytetarëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026