Riaktivizohet vatra e zjarrit në Poliçan, rrezikohen disa banesa
Një vatër zjarri e cila u vu nën kontroll gjatë orëve të natës është riaktivizuar sërish mesditën e sotme në qytetin e Poliçanit, duke rrezikuar dhjetëra banesa në fshatin Prokëçat.
Erërat e forta dhe temperaturat e larta kanë favorizuar përhapjen me shpejtësi të flakëve, të cilat po përhapen në një terren të vështirë dhe të mbuluar me bimësi të dendur, pemë dhe shkurre.
Gjatë natës, në aksionin për neutralizimin e flakëve morën pjesë forcat zjarrfikëse të Poliçanit, Skraparit dhe Beratit, të mbështetura nga Forcat e Armatosura dhe një helikopter që ndërhyri përmes ajrit.
Por, pavarësisht përpjekjeve, flakët janë rikthyer me intensitet më të madh dhe aktualisht paraqesin një kërcënim të drejtpërdrejtë për banorët dhe pronat e tyre.
Për të ndjekur situatën në terren, paraditen e sotme në Poliçan mbërriti edhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili po ndjek nga afër aksionin për shuarjen e flakëve.
Ndërkohë, zjarri ka shkaktuar dëme edhe në infrastrukturën digjitale të zonës. Përdoruesit raportojnë ndërprerje të internetit në të gjithë qytetin e Poliçanit, për shkak të dëmtimit të rrjetit në një zonë ku kalon infrastruktura e lidhjes.
Sipas informacioneve, për shkak të daljes jashtë kontrollit të flakëve, pak minuta më parë ka mbërritur edhe avioni AirCanada për shuarjen e zjarrit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania