I vuri zjarrin ullinjve të fqinjëve se kishte konflikte me ta, arrestohet 19-vjeçari

13 Gusht 2025 | 09:29

Një 19-vjeçar është arrestuar nga Policia e Krujës, pasi dyshohet se ka ndezur qëllimisht një zjarr në një sipërfaqe toke me ullinj, si pasojë e një konflikti për motive pronësie me fqinjët.

Nga hetimet paraprake rezulton se i riu ka vendosur zjarrin për shkak të mosmarrëveshjeve të përsëritura lidhur me tokën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në ullishte.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Barkanesh, ku pas marrjes së njoftimit për zjarrvënie, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë nisën hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Sipas policisë i arrestuari, shtetasi E.D., banues në këtë fshat, ka precedent penal dhe ndodhej aktualisht nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për veprën penale “kultivimi i bimëve narkotike.

Njoftimi i policisë

“Menjëherë pas njoftimit për një rast zjarrvënieje në fshatin Barkanesh, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë filluan hetimet me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen e autorit, përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat, u vu në pranga shtetasi E. D., 19 vjeç, banues në këtë fshat.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se ai ka ndezur zjarr në fshatin Barkanesh, si pasojë e konflikteve me fqinjët, për motive pronësie. Nga përhapja e flakëve në territorin e fshatit, janë djegur sipërfaqe toke të konsiderueshme, të mbjella me ullinj.

Më tej, nga verifikimet rezultoi se aktualisht shtetasi E. D. ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026