Kos: Dhuna gjatë protestave në Serbi është thellësisht shqetësuese
Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, tha sot se raportet për dhunë gjatë protestave të mbrëmshme në Serbi janë thellësisht shqetësuese.
“Raportet për dhunë gjatë protestave të fundit në Serbi janë thellësisht shqetësuese. Progresi në rrugën drejt BE-së kërkon që qytetarët të jenë në gjendje të shprehin lirisht pikëpamjet e tyre dhe gazetarët të raportojnë pa frikësim apo sulme”, shkroi Kos në rrjetin X.
Protestat në disa qytete të Serbisë u shoqëruan dhunë fizike dhe trazira, dhe në Novi Sad, ambienteve të partisë SNS iu vu flaka.
Ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç, tha më herët sot se disa oficerë policie pësuan lëndime serioze, si dhe se pesë automjete zyrtare të policisë dhe 22 pajisje u dëmtuan.
Sa i përket qytetarëve të lënduar, Daçiç deklaroi se ende nuk ka një raport të saktë, por se është e sigurt se ka më shumë se 70, 80 qytetarë të lënduar nga përplasjet.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid