14-vjeçari humbi jetën në Maliq, reagon shkolla: Shembull i shpirtit të pastër
Shkolla e Mesme e Bashkuar “Tafil Rexhepi”, ka reaguar për humbjen e jetës së 14-vjeçarit në Maliq të Korçës si pasojë e goditjeve të marra me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.
Në një postim në rrjetin social facebook, institucioni shpreh se viktima ishte një nxënës shembullor, larg mosmarrëveshjeve dhe me ëndrra.
“Lamtumirë, ylli ynë i ndritur Erald!
Sot zemrat tona janë më të rënda se kurrë. Humbëm jo thjesht një nxënës, por një djalë të mrekullueshëm, plot ëndrra, buzëqeshje dhe mirësjellje. Ti ishe shembull i përkushtimit, i dashurisë për dijen dhe i shpirtit të pastër.
Shkolla nuk do të jetë më e njëjta pa ty. Banka ku uleshe do të mbetet bosh, por kujtimet tona do të jenë gjithmonë plot me dritën që ti fale.
Fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur dhimbjen, por ti do të mbetesh përjetësisht në zemrat tona.
🕊 U prehsh në paqe!
Ti nuk u largove, por u bëre engjëlli më i bukur i Parajsës!
Ngushëllime familjarëve! Jemi bashkë me ju në këtë dhimbje të madhe”.
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus