Shqiptari në Greqi që shpëtoi delet nga flakët: Braktisja e kafshëve është kriminale

16 Gusht 2025 | 15:21

Një shqiptar 33-vjeçar ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik në Greqi, pasi një video e tij duke shpëtuar një dele nga një zjarr masiv në Patra u bë virale.

Olsien Muçobega, i cili ishte mbi motor, mbante kafshën në krah duke e larguar me shpejtësi nga zona e rrezikut. Ky akt i guximshëm dhe njerëzor i të riut nga Tepelena u përjetua me emocion nga publiku grek, duke e kthyer atë në simbol të solidaritetit dhe humanizmit në një ditë të mbushur me tragjedi.

Sipas raportimeve nga mediat vendase, ky nuk ishte rasti i vetëm kur Muçobega ndërhyri për të shpëtuar jetë. Ai rrëfeu se gjatë të njëjtës ditë arriti të nxjerrë nga rreziku edhe disa qen, të cilët ishin lënë të lidhur dhe të braktisur nga pronarët e tyre.

“A e keni idenë sa qen shpëtuam? Shumë prej tyre ishin të lidhur. Më thyhet zemra kur mendoj se njerëzit i lënë kafshët në atë gjendje. Kjo është më shumë se neglizhencë, është kriminale”, tha ai me indinjatë.

Olsien, i cili ka ardhur në Greqi në moshën 3-vjeçare, ka kaluar jetën duke punuar në profesione të ndryshme, si bojaxhi, shpërndarës dhe punëtor në restorante. Ai është i martuar me një grua greke dhe ka dy fëmijë, Georgianna dhe Jasona.

Pavarësisht se jeton në Greqi që fëmijë, ai vazhdon të hasë vështirësi me dokumentacionin, duke theksuar me zhgënjim:

“Nuk arrij të marr lejen që më takon, edhe pse duhet të kisha pasaportën greke prej kohësh”.

Në ditën e zjarrit, Olsieni ndodhej në vendngjarje së bashku me anëtarë të një shoqate lokale, duke ndihmuar zjarrfikësit në përpjekjet për të frenuar flakët. Ai e përshkruan veten si një njeri me pasion të madh për kafshët dhe dëshirën për të ndihmuar çdo qenie të gjallë në rrezik. Kafshët që shpëtoi i përkisnin një fermeri të moshuar që përpiqej me të gjitha forcat të mbronte pronën e tij.

Edhe pse shumëkush e cilëson si hero, Olsien vetë nuk i jep këtij veprimi një ngjyrë të tillë. Për të, ishte thjesht një reagim i natyrshëm për të bërë atë që duhej, në një moment kur jeta dhe natyra ishin nën kërcënimin e shkatërrimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026