Zbulohet përmbajtja e letrës personale të Melania Trump që iu dorëzua Putinit
Është bërë publike letra personale që Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, i ka dërguar presidentit rus Vladimir Putin, përmes bashkëshortit të saj, Donald Trump, gjatë samitit të zhvilluar të premten në Alaska.
Letra, e publikuar fillimisht nga Fox News dhe më pas shpërndarë nga Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi, ka në fokus çështjen e sigurisë së fëmijëve, por pa përmendur drejtpërdrejt Ukrainën apo pretendime të caktuara për rrëmbime.
Në mesazhin e saj, Melania Trump thekson rëndësinë e mbrojtjes së fëmijëve dhe përgjegjësinë e përbashkët që kanë prindërit dhe udhëheqësit për të ruajtur ëndrrat dhe shpresat e brezit të ardhshëm.
“Çdo fëmijë, pavarësisht vendit, lind me ëndrra për dashuri, siguri dhe mundësi,” – shkruan ajo.
“Si prindër, është detyra jonë të ushqejmë shpresën e brezit të ardhshëm. Si udhëheqës, përgjegjësia për të mbajtur fëmijët tanë shkon përtej rehatisë së disa pak vetëve.”
Melania Trump apelon për një botë të ndërtuar mbi dinjitet, paqe dhe mbrojtje të fëmijëve, duke e quajtur këtë një “koncept të thjeshtë, por të thellë”, për të cilin beson se edhe Putin pajtohet.
“Pasardhësit e çdo brezi e nisin jetën e tyre me pastërti – një pafajësi që qëndron mbi gjeografinë, qeverinë dhe ideologjinë.”
Në përmbyllje, ajo i bën thirrje presidentit rus që të ndërmarrë veprime që shërbejnë jo vetëm për interesat e Rusisë, por për mbarë njerëzimin.
Our incredible First Lady @MELANIATRUMP shared this powerful, deeply moving letter with President Putin. She speaks from the heart of every American in calling for a world where children, regardless of where they are born, can live in peace. pic.twitter.com/Soqrv1euAm
— Attorney General Pamela Bondi (@AGPamBondi) August 16, 2025
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk