Përballja Meta-Rama në Kushtetuese, Mustafaj: Balancimi i pushteteve kërkon një president më aktiv
Mosdekretimi i Gent Cakajt si ministër i Jashtëm nga Presidenti i Republikës ka çuar palët në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me ushtrimin e kompetencave kushtetuese.
Presidenti Ilir Meta nuk pranoi të dekretonte Cakajn në krye të ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ndërsa kryeministri Edi Rama këtë veprim u quajti tejkalim kompetencash të presidnetit dhe paralajmëroi nisjen e betejës ligjore.
Kjo e martë vuri përballë njëri-tjetrit në Gjykatën Kushtetuese përfaqësuesit e presidentit dhe të kryeministrit, ndërsa parashtruan pretendimet e tyre, sa i takon kompetencave për dekretimin e ministrave.
Ish-këshilltari i Gjykatës Kushtetuese, Dardan Mustafaj, tha se Kushtetuta e Shqipërisë në këtë pikë nuk është e qartë sa i takon kompetencave.
Në pikëpamjen e z. Mustafaj, kreu i shtetit me mosdekretimin e Cakajt nuk ka kryer shkelje të Kushtetutës.
“Duhet gjetur një lloj balance, sepse Kushtetuta nuk është e qartë në këtë. Në interpretimin tim presidenti nuk mund të quhet se është në shkelje të Kushtetutës. Presidenti ka dhënë disa arsye kur ka vendosur mosdekretimin. Nëse kushtetuesja i jep të drejtë kryeministrit, nuk do të ndodhë asgjë, por do përcaktohet një normë”, tha ai.
Ai e cilësoi pozitiv faktin e një diskutim të tillë në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa shton se balancimi i pushteteve kërkon që Presidenti i vendit duhet të ketë rol më aktiv.
“Në vetvete fakti që ndodh ky diskutim është një gjë e mirë. Balancimi pushteteve kërkon që presidenti të jetë me aktiv dhe me prezent. Në vlerësimin tim Kushtetuta jonë kërkon një president më aktiv. Do të shërbej si precedent për raste të ngjashme, sepse është një mënyrë për ta mbajtur Kushtetutën me avancimin e kohës. Është e nevojshme të ketë një vazhdimësi dhe për këtë do zbatohet për këtë qeveri që do të vijë, por edhe për të tjerat. Brenda një muaji ose 45 ditë, besoj se Gjykata Kushtetuese do të marrë një vendim”, tha ai.
Lexoni gjithashtu:
Gjykata Kushtetuese shqyrton “përplasjen” Rama-Meta për dekretet e ministrave
Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 18:53 “Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë
- 18:48 Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq