The Telegraph: Rënia e shpejtë e bandës më të frikshme të drogës në Shqipëri

18 Gusht 2025 | 13:49

Klanit Çela-Çopja dikur ishte një nga sindikatat më të fuqishme kriminale në Evropë – aq ndikues, sa vendimet e tij mund të lëkundnin çmimin e kokainës në të gjithë kontinentin.

I drejtuar nga Franc Çopja, 33 vjeç, dhe Ervis Cela, 41 vjeç, karteli shqiptar trafikoi miliarda paund kokainë nga Amerika Latine drejt porteve të Bashkimit Europian. Fitimet e përfituara u pastruan më pas përmes një perandorie tregtare të gjerë: prona luksoze, një resort turistik pesë-yjor, vila dhe apartamente të shumta.

Shefat e drogës kishin grumbulluar aq shumë pasuri saqë debatet shpërthenin edhe mbi mënyrën se si duhej fshehur ajo: të varrosnin paratë nën rrënjët e ullinjve apo t’i shndërronin në ar.

“Kjo organizatë kriminale mund të konsiderohet si një nga më të fuqishmet shqiptare në tregtinë ndërkombëtare të kokainës,” deklaruan në një komunikatë të përbashkët prokurorët Altin Dumani dhe Vladimir Mara.

Autoritetet thonë se klani kontrollonte të gjithë zinxhirin e trafikut të kokainës  nga prodhimi në laboratorët e Paraguajit, deri te transporti ndërkombëtar dhe shpërndarja në tregjet evropiane përpara se të riciklonte fitimet përmes rrjeteve haëala dhe korrierëve me para në dorë. Një pjesë e ngarkesave përfundonte edhe në Britani, ku grupet shqiptare sot dominojnë tregun fitimprurës të kokainës. Aty, një kilogram kokainë arrin deri në 40 mijë paund, dyfishi i vlerës në kontinent.

Mesazhet e koduara në Sky Eç më vonë zbuluan mekanizmat e brendshëm të perandorisë. Edhe pse platforma u mbyll, hetuesit analizuan qindra miliona komunikime, përfshirë një bisedë të dhjetorit 2020 ku Cela fliste për varrosjen e milionave eurosh nën 200 ullinjtë e tij. Çopja e paralajmëroi se kartëmonedhat do të kalbeshin dhe i sugjeroi që t’i kthente në ar.

“Nuk ka ar… më duhet të grabis një bankë,” u tall Cela, përpara se të negocionte blerjen e deri në 200 kilogramëve përmes kontakteve të nëndheshme.

Shtrirja e klanit u konfirmua në shkurt 2021 kur 16.4 ton kokainë me pastërti të lartë, fshehur në qindra kuti me llaç muri, u sekuestrua në portet evropiane  një sasi me vlerë mbi 3 miliardë paund, kapja më e madhe në historinë e kontinentit. Një tjetër ngarkesë që kaloi nëpër Antuerp një vit më parë kishte vlerën e 1.3 miliardë paundëve.

Ndërsa Cela drejtonte operacionet nga Paraguaji, e shkuara kriminale e ndoqi deri në fund. Më 29 qershor 2024, pas 11 vitesh arrati, ai u arrestua në fshatin bregdetar Qeparo, në jug të Shqipërisë.

Cela dhe vëllai i tij Ardian ishin prej kohësh në arrati, të dënuar në Itali për vrasjen brutale të Petrit Keçit në vitin 2008. Keçi u rrah, u qëllua gjashtë herë në kokë dhe trupi iu dogj në një përpjekje për të fshehur krimin. Megjithëse të dy u dënuan me dekada burg, ata u liruan në apel në vitin 2014 pasi u skadoi afati i paraburgimit – duke fituar kështu mundësinë të zhdukeshin në botën e krimit.

Cela tani do të duhet të vuajë një dënim me 21 vite burg për akuza që përfshijnë vrasje, rrëmbim, tentativë për fshehje trupi, kërcënime, posedim të paligjshëm të eksplozivëve dhe municioneve, si dhe pengim të drejtësisë përveç çdo dënimi tjetër që mund t’i jepet për trafik droge dhe veprat penale të lidhura me të.

Një nga asetet më të spikatura të bandës ishte resorti luksoz “Ajman Park” në Shijak, rreth 27 kilometra në perëndim të Tiranës, i cili u sekuestrua nga SPAK. Në faqen e tij ende aktive, hoteli ofron “siguri 24 orë” për ata që duan të marrin me qira sallën madhështore në stilin greko-romak “Marvel Palace” për dasma ose të shijojnë restorantin e tij të Sushi-t dhe Steakhouse-it.

Sekuestrimet shënuan një ndërhyrje të rrallë nga autoritetet shqiptare, të cilat pothuajse kurrë nuk kanë nisur hetime mbi origjinën e kapitaleve të mëdha që derdhen në sektorët e turizmit dhe ndërtimit në vend./The Telegraph 

 LEXONI GJITHASHTU: 

Goditja e grupit të Çopjave nga SPAK, çfarë vendosi GJKKO për të akuzuarit

Bandat e Elbasanit dhe tregu i kokainës, dëshmon Alibej: Si nisi përplasja me Çopjat

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026