Vidhnin karburantin e firmës së ndërtimit, arrestohen në flagrancë dy vëllezërit
Policia e Lushnjes ka vendosur në pranga dy vëllezër pas kapjes në flagrancë të tyre, pasi u gjetën duke vjedhur karburantin e një firme ndërtimi.
Sipas policisë vëllezërit e vidhnin naftën me anë të një pajisjeje në ambientet e firmës. Në pranga janë vendosur personat G.C, 54-vjeç dhe J.C, 40 vjeç të dy banues në Lushnjë.
Provat iu paraqitë gjykatës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë i policisë:
Ndërhyrja e shërbimeve të Policisë parandalon vjedhjen në një firmë ndërtimi, gjatë natës.
Vihen në pranga 2 vëllezër që u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në ambientet e firmës, gjatë tentativës për vjedhje.
Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, mbrëmjen e djeshme, gjatë patrullimit në territor, në lagjen “18 Tetori”, kanë konstatuar 2 shtetas që po tentonin të vidhnin karburant dhe pajisje, në ambientet e një firme ndërtimi.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë arrestuar autorët e dyshuar, shtetasit G. C., 54 vjeç dhe J. C., 40 vjeç, banues në Lushnjë (vëllezër).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
I dyshuar për tentativë vrasjeje, arrestohet pas 3 vitesh 41-vjeçari në Durrës
Simon Zereci zgjidhet Kreu i ri i Gardës së Republikës
Unioni i Sindikatave protestë para Ministrisë së Financave, paraqet 5 kërkesat kryesore
- 12:35 Botërori 2026! 8 autogola në 10 ditë, gati të thyhet rekordi
- 12:32 Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin 6.6 herë mbi limitin e lejuar
- 12:32 Rusia mirëpret armëpushimin SHBA-Iran, paralajmëron: Rruga drejt paqes së qëndrueshme është e gjatë
- 12:21 Izraeli i shqetësuar se Trump po forcon ndikimin e Iranit në Liban përmes marrëveshjeve të reja diplomatike
- 12:19 I dyshuar për tentativë vrasjeje, arrestohet pas 3 vitesh 41-vjeçari në Durrës
- 12:16 Izraeli vret dy persona në Libanin jugor, shënohen viktimat e para në tre ditë armëpushim