Programi i Kurtit, Bushati: Ata që prisnin mrekulli do zhgënjehen, për një qeveri të varfër i rëndësishëm është virtyti
Analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu diskutuan në emisionit ‘Shock’ gjatë mbrëmjes së sotme lidhur me programin e qeverisë Kurti, i cili u kritikua nga opozita në Kosovë.
Për analistin Andi Bushati, nga programi i Albin Kurtit do të zhgënjehen vetëm ata që kanë pasur pritshmëri mbinjerëzore duke besuar se ai do të bënte mrekulli.
Duke sjellë në vëmendje buxhetin e vogël të qeverisë së Kosovës, Bushati u shpreh se për qeveri të vogla e të varfra si ajo e Kosovës apo Shqipërisë, parimi kryesor është virtyti.
“Ata që kanë pasur pritshmëri mbinjerëzore sigurisht që do të zhgënjehen. Por duhet ta dimë me çfarë njësie matëse do ta matim Albin Kurtin. Një kabinet në Kosovë, që kushdo jetë, 300 mijë euro mbeten për investime. Në këtë pikë, qeveri që duhet të punojnë me rripin shtrënguar kryesoren kanë virtyt. Qeveritë nuk kanë për detyrë të shpërndajnë dhurata, mjafton të jenë të drejta e të ndershme. Një qeveri e një vendi të varfër duhet të kenë këtë kriter”, u shpreh analisti Andi Bushati.
Për analistin Baton Haxhiu, programi i prezantuar nga Albin Kurti ishte zhgënjyes, pasi siç tha, prioritet e Kurtit nuk janë ato të qytetarëve të Kosovës.
Sipas tij, pritshmëritë e popullit në Kosovë, që e votuan në masën 52 për qind Albin Kurtin, janë të mëdha dhe përballë këtij programi edhe zhgënjimi pritet të jetë i madh.
“Mënyra se si e ka trajtuar arsimin apo ekonominë janë vetëm fraza. Proritetet e tij për dialog, për rend dhe ligj për të cilat Albin Kurti është thirrur janë përciptazi.
Duke e ditur se do të jetë udhëheqës i Kosovës dhe nuk jep asnjë alternativë si do ta zbehë varfërinë, çfarë do të bëjë me UÇK dhe skemën sociale duket se po hyjmë në një vit pa program dhe asnjë përpjekje për të ndryshuar diçka. Sidomos nga dialogu nuk jep asnjë referencë se çfarë do të bëjë”, tha analisti Baton Haxhiu.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje