I nxjerrin nga Audi e i shtrijnë përtokë, kush është i arrestuari bashkë me Zoton
Euronews Albania ka siguruar pamjet e arrestimit të Ramadan Zotos në Korçë, ku shihet momenti kur forcat operacionale ndalojnë automjetin me të cilin ai lëvizte. Personat e pranishëm në automjet janë shtrirë për tokë, kontrolluar për armë dhe më pas janë shoqëruar me pranga në mjetet e policisë.
Aksioni u krye nga Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, në bashkëpunim me policinë e Korçës.
43-vjeçari ishte shpallur në kërkim për plagosjen e dyfishtë të ndodhur në mesin e muajit korrik në Sarandë. Sipas burimeve, ai ndodhej në Korçë me qëllim kalimin drejt Greqisë, por u ndalua pas ndjekjes nga forcat Operacionale të Tiranës, të cilat finalizuan operacionin në bashkëpunim me policinë vendore.
Burime bëjnë me dije se janë sekuestruar armë zjarri ndërsa janë shoqëruar edhe persona të tjerë që ndodheshin në automjetin e Ramadan Zotos.
Bashkë me 43-vjeçarin është arrestuar edhe miku i tij Arben Ismaila, i shpallur në kërkim për arsenal armësh.
Gjatë konfliktit të armatosur më 17 korrik, në zonën e stadiumit në Sarandë, Zoto plagosi shtetasit Ernest Lama, 25 vjeç, dhe Gëzim Hajdaraj, 33 vjeç. Në lidhje me ngjarjen, u shpallën në kërkim tre persona të tjerë: Erjon Canaj (36 vjeç), Artan Murtaj (43 vjeç) dhe Klaus Jaçaj (31 vjeç), i cili u arrestua disa ditë pas ngjarjes.
Gjatë hetimeve, policia ka arrestuar edhe Gëzim Hajdarajn, një nga të plagosurit, pasi gjatë kontrollit fizik ndaj tij u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri tip “Beretta” me një krehër dhe 9 fishekë. Hajdaraj po hetohet për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.
View this post on Instagram
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje