Sigurimi i pronës nga tërmeti, Dhoma Amerikane: Duhen përjashtuar disa kategori

22 Gusht 2025 | 15:06

Dhoma Amerikane e Tregtisë nuk pajtohet me ligjin qe detyron qytetaret te paguajnë sigurim banese nga tërmetet. Ajo kërkon qe disa pika te rishikohen, vecanerisht ato qe prekin shtresat ne nevoje.

Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon që ligji për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmeti të rishikohet. Sipas saj, dokumenti i hedhur për konsultim, përkufizon banesat, por nuk është i qartë me ato që janbë në përdorim të përzier ose për strukturat që janë pjesërisht rezidenciale.

“Këto raste mund të sjellin interpretime të ndryshme dhe mosmarrëveshje gjatë zbatimit. Po ashtu, përkufizimi i “ngjarjes së tërmetit” lidhet me magnitudën mbi 5.0, por nuk specifikohet procesi për njohjen dhe shpalljen zyrtare të saj nga autoritetet, duke krijuar hapësirë për kontestim”.

Një tjetër pikë për të cilën Dhoma Amerikane kërkon përkufizim të qartë, është pjesa e ndërtesave që banohen nga shtresat në nevojë.

“Projektligji e lidh sigurimin e detyrueshëm me aksesin në shërbime të rëndësishme si kadastra apo e-Albania. Edhe pse ky është një stimul i fortë për respektimin e ligjit, refuzimi i shërbimeve bazë për personat që nuk janë në përputhje mund të cenojë parimin e proporcionalitetit, veçanërisht për shtresat vulnerabël. Nevojiten përjashtime ose lehtësi për kategori të caktuara të popullsisë”.

Fondi për Tërmetet do të administrojë primet e sigurimit dhe dëmshpërblimin. Sipas Dhomës Amerikane të Tregtisë, krijimi i Fondit për Tërmetet si shoqëri aksionare publike është pozitive, por ligji i jep Ministrisë së Financave shumë të drejta mbi emërimet dhe mbikëqyrjen, duke ngritur dyshime mbi pavarësinë e vërtetë të Fondit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026