Në kërkim si pjesëtar i një grupi kriminal, ekstradohet nga Belgjika 41-vjeçari
Interpol Tirana ka ekstraduar një shtetas shqiptar të akuzuar nga GJKKO, si pjesëtar i një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike.
Në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, u finalizua ekstradimi nga Belgjika në Shqipëri, i shtetasit E. J. alias E. P., 41 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datës 15.05.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, “Grup kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
Nga hetimet e kryera nga SPAK, dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, gjatë periudhës qershor-nëntor 2020, ka trafikuar rreth 160 kg lëndë narkotike kanabis sativa, nga Shqipëria në Malin e Zi, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.
Shtetasi i ekstraduar iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha në Bruksel: Duhet të krijojmë grup të posaçëm pune për kartelet
Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti binjak i Wismarit
Ngordhje masive peshqish në Gjinikas të Maliqit, banorët: Fenomeni përsëritet sa herë hapen portat e HEC-it
- 10:43 Serbia nis Dialogun Strategjik me SHBA-në, raundi i parë të premten
- 10:39 Berisha në Bruksel: Duhet të krijojmë grup të posaçëm pune për kartelet
- 10:33 Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 10:25 Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti binjak i Wismarit
- 10:24 Numri i viktimave nga zjarri në Bangkok rritet në 30
- 10:19 Ngordhje masive peshqish në Gjinikas të Maliqit, banorët: Fenomeni përsëritet sa herë hapen portat e HEC-it