Kolegji Zgjedhor merr vendimin, kush e merr mandatin e “Shqipëria Bëhet”

25 Gusht 2025 | 11:56

Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi vendimin e KAS, duke i dhënë mandatin e vetëm të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” kandidates së parë në listën e mbyllur, Ana Dajko.

Ajo tashmë ka të drejtë të bëjë betimin në seancën e parë të Kuvendit, e cila pritet të zhvillohet në javën e dytë të shtatorit.

Kërkesa e Adriatik Lapajt, për të marrë mandatin e vetëm që ka fituar në zgjedhje koalicioni që ai drejtoi, “Nisma Shqipëria Bëhet”,  u rrëzua  nga Kolegji Zgjedhor.

Sipas marrëveshjes së arritur më herët mes dy partive që përbëjnë koalicionin, “Nisma Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”, kandidatët e listës së mbyllur kishin firmosur paraprakisht dorëheqje nga mandati, për të hapur rrugë kandidatëve të listës së hapur. Në këtë skenar, mandati do t’i kalonte Adriatik Lapajt si kandidati më i votuar.

Por situata u tensionua kur Zeqir Kordhoni, i afërmi i drejtuesit tjetër të koalicionit Endri Shabani, paraqiti kërkesë për të marrë mandatin. Sipas Shabanit dhe Kordhonit, kjo kërkesë bazohej në një deklaratë të mëhershme të Lapajt, i cili, sipas tyre, kishte premtuar se do të hiqte dorë nga mandati nëse koalicioni do të siguronte vetëm një vend në Kuvend.

Për shkak të mosmarrëveshjeve dhe pretendimeve të ngritura nga pala tjetër, Adriatik Lapaj aktivizoi emrin e simotrës së tij Kleana Xhuveli, e renditur e katërta, duke e parë atë si mundësi për të mos lejuar që mandati i vetëm i këtij koalicioni të kalonte te “Nisma Thurje”. Fillimisht KQZ ia dha mandatin Xhuvelit, por ankimimi i “Shqipëria Bëhet” në KAS, bëri që mandati t’i jepej, Ana Dajkos, kandidatese renditur e para në listën e mbyllur. I njëjti vendim u la në fuqi edhe nga Kolegji Zgjedhor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026