U vlerësua për librin Flama, Enkel Demi: Letërsia më përmbush më tepër se fama e njeriut të medias
Për gazetarin, njëherësh shkrimtar, Enkel Demi, vlerësimi me Çmimin Evropian për Letërsinë është një sukses që e përmbush shumë herë më tepër se sa “fama prej njeriut të medias”.
Demi, i cili shkruan me nofkën Tom Kuka, u vlerësua për librin “Flama”, të cilin ai tha për Euronews Albania se e shkroi nën izolimin e diktuar nga pandemia vitin e shkuar.
“Ndjenja e parë e izolimit ishte shumë e çuditshme sepse nuk e kuptoja pse duhet të qëndronim mbyllur në shtëpi […] këtu mora fillesën dhe shkrova Flamën,” – tregoi gazetari Demi.
Ai tha se ndihej i lumtur që vlerësohej për letërsi duke e cilësuar si ndjesi shumë më përmbushëse se sa “fama prej njeriut të medias”.
“Prej kohësh mua më ka lodhur dhe nuk është se më kënaq egot dhe kërkesat e mia [fama prej njeriut të medias], dua të jem shkrimtar të jem njeri që mundësisht të tërhiqem fare nga jeta publike dhe të jetoj me librat e mi,” – u shpreh Demi.
I njohur kryesisht prej punës si gazetar dhe moderator në shumë programe televizive të suksesshme, Demi njihej shumë pak për letërsi. Të paktën deri në vitin 2016 kur me nofkën “Tom Kuka” botoi librin e parë “Hida mbi kalldrëm”, një roman që nxiti menjëherë kureshtjen e lexuesve dhe dy vite më vonë bëri që Demi të botonte librin tjetër “Gurët e vetmisë” dhe fill më pas “Ora e ligë”.
Gazetari tregoi se e zgjodhi nofkën “Tom Kuka” për të shmangur paragjykimet, frika prej së cilave kishte bërë që ai t’i linte shkrimet pa botuar prej dhjetëra vitesh.
“Kisha vite që shkruaja vetëm si një murg, prej vitit 1995 dhe duke pasur një mikeshë botuese i thashë se kisha një shok që donte të botonte një libër,” – u shpreh Demi duke vijuar shpjegimin e historisë se si e rrëzoi frikën për t’u shfaqur te lexuesit si shkrimtar.
“I frikësohem shumë famës mediatike sepse nuk dua të humbas lexues, dalim në televizion dhe jo të gjitha opinionet që japim janë të pëlqyeshme madje aktivitetet tona shpesh janë të paragjykueshme dhe nuk doja që letërsia ime të paragjykohej pikërisht nga aktiviteti im si gazetar ndaj zgjodha pseudonimin,” – u shpreh Demi duke treguar se nofka Tom Kuka erdhi nga personazhi i librit të tij të parë.
Për Çmimin Evropian të Letërsisë, ky i këtij viti ishte edicioni i trembëdhjetë. Për vlerësimin u shqyrtuan gjithashtu autorë të tjerë si Liridon Mulaj, Braja Sukaj, Loer Kume dhe Anna Kove.
Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
- 18:16 Humbja në Botëror ndez revoltën, tifozët kërkojnë largimin e trajnerit të Koresë së Jugut
- 18:12 Pogradeci mirëpret edicionin e 16-të të Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë
- 18:09 Fenomeni i bullizmit, të rinjtë e Libohovës japin shfaqje teatrale sensibilizuese
- 18:03 Zyrtari amerikan: Dronët iranianë nuk i arritën objektivat e tyre
- 17:58 Ujërat e zeza ndotin plazhin në Shkëmbin e Kavajës, pushuesit kërkojnë ndërhyrje
- 17:48 Temperaturat e larta, paralajmërimi i ekspertëve: Nxehtësia ekstreme rrit rrezikun për shëndetin mendor