I shpallur në kërkim si autor i disa vjedhjeve, kapet 37 vjeçari në Vlorë

26 Gusht 2025 | 10:56

Policia e Vlorës në kuadër të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër pronës, si dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, bënë të mundur arrestimin e shtetasit me iniciale D. B., 37 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë.

37 vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi nga hetimet ka rezultuar se është autor i disa vjedhjeve dhe tentativave të vjedhjes të kryera gjatë vitit 2025, më konkretisht:

  • më datë 25.02.2025, ka hyrë me forcë në një dyqan në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë, ku ka vjedhur disa produkte elektrike
  • po më datë 25.02.2025, ka tentuar të hyjë për të vjedhur në një dyqan në lagjen “Pavarësia 3”;
  • më datë 23.07.2025, ka tentuar të hyjë për të vjedhur në një magazinë në lagjen “1 Maji”;
  • më datë 14.08.2025, ka vjedhur materiale të ndryshme me vlerë rreth 3000 euro, në një tjetër magazinë në lagjen “1 Maji”.
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar, agjenda e takimit

Kryeministri Edi Rama këtë të premte do të mbledhë në Pallatin e Brigadave Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar. Mbledhja mësohet se do...
07:30 | 24/07/2026

Konflikt me sende të forta mes dy personash në Shëngjin, një i lënduar. Policia jep detajet

Një konflikt me sende të forta është regjistruar mes dy personash mbrëmjen e së enjtes në zonën e lodrave në Shëngjin. Si pasojë e përleshjes,...
07:14 | 24/07/2026

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026