Historia e blegtorit të fundit në fshat, mbarështon bagëti për të mbijetuar
Në fshatin Thanë të Elbasanit, mes tokave që po mbeten të braktisura dhe shtëpive bosh, Ferit Lamçja është i vetmi që ende merret me blegtori. 72-vjeçari kujdeset çdo ditë për mbi 100 bagëti të imta dhe dy lopë, në një kohë kur thuajse gjithë të rinjtë janë larguar.
“Jam marrë me këtë punë që i vogël. I ka pasur edhe babai, më pas i mbajta vetë. Kam 103 krerë dele dhe dy lopë. Por të kujdesesh për to është e vështirë, sidomos kur je vetëm. Këto nuk e dinë se je i sëmurë apo i lodhur, duan të dalin çdo ditë”, tha Ferit Lamçja, blegtor.
Feriti tregon se dikur edhe ai provoi emigrimin, por u kthye shpejt në Shqipëri për të qenë pranë familjes. Sot, ai thotë me keqardhje se është i vetmi që ka mbetur në fshat me tufë të tillë, pasi të rinjtë nuk e duan më këtë punë.
“Aq keq sa s’di si ta shpjegoj. Pata nipin këtu, por vitin e kaluar iku në Gjermani. Kur e çoja me delet, ai thoshte më mirë të vritej sesa të rrinte me to. Nuk i duan të rinjtë, janë të mërzitshme, duan durim të madh”, tha ai.
Megjithatë, shpërblimi nga kjo punë është i sigurt, edhe pse jo i mjaftueshëm për të tërhequr brezin e ri, thekson Lamçja.
“Unë shes qingjat me 5 apo 6 mijë lekë. I marrin kasapët që kanë dyqane dhe i shpërndajnë në lokale. Mishi ecën, por nuk është punë që e bën çdo kush”, përfundoi Ferit Lamçja.
Banorët e zonës e njohin si të vetmin blegtor që sot ka ende 103 dele, një dëshmi e gjallë e një tradite që po shuhet bashkë me brezat që ikin.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen, rregullat njësoj për të gjithë
Temperaturat rekord në Vlorë, plazhi i Zvërnecit mbushet me pushues
Vatër zjarri në fshatin Gjonomadh të Korçës, forcat zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)
- 19:30 Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 19:25 Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen, rregullat njësoj për të gjithë
- 18:55 Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
- 18:37 Tarifat 50% të Trump ndaj mallrave kanadeze, Carney: Ramë dakord të intensifikojmë negociatat tregtare (VIDEO)
- 18:15 “Do ta godasim shumë shpejt dhe shumë rëndë”, Trump paralajmëron sulm mbi bazën bërthamore nëntokësore të Iranit
- 18:09 Vdekja e 42-vjeçarit në duart e policisë shkakton protesta dhe zemërim te qytetarët në Bolonja