Zjarri në fshatin Miras ende aktiv, banorët dhe 70 forca zjarrfikëse të angazhuara
Prej ditës së djeshme, një vatër zjarri vijon të jetë aktive në zonën pyjore mbi fshatin Miras, në Njësinë Administrative Miras, Bashkia Devoll.
Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe me bimësi, duke përfshirë dushk, pishë dhe lloje të tjera drurësh të pyllit.
Që nga orët e para të mëngjesit të sotëm, janë angazhuar rreth 70 forca zjarrfikëse, shërbimi pyjor, strukturat vendore dhe banorët e zonës. Ata po punojnë intensivisht për të shuar flakët, mes vështirësive që paraqet terreni i thyer dhe mungesa e infrastrukturës rrugore. Për shkak të kushteve të vështira, ndërhyrja në brendësi të pyllit po kërkon përdorimin e këmbësorëve.
Zjarri ka marrë shtrirje të gjerë dhe ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha, çka e bën situatën më problematike.
Institucioni i Prefektit po vijon koordinimin me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile duke vlerësuar ecurinë. Hetimet mbi shkakun e shpërthimit të flakëve janë ende në zhvillim.
LEXONI GJITHASHTU:
Temperaturat rekord në Vlorë, plazhi i Zvërnecit mbushet me pushues
Vatër zjarri në fshatin Gjonomadh të Korçës, forcat zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)
SPAK mbyll hetimet për fraksionin tjetër të dosjes “Metamorfoza”, çon për gjykim 9 persona
- 17:03 Presidenti i Libanit takim me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë, në fokus çarmatimi i Hezbollahut dhe tërheqja e Izraelit
- 17:02 Temperaturat rekord në Vlorë, plazhi i Zvërnecit mbushet me pushues
- 16:50 Vatër zjarri në fshatin Gjonomadh të Korçës, forcat zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)
- 16:43 Partia Fidesz e Orban: Prokuroria bastisi serverët dhe bazat tona të të dhënave
- 16:42 SPAK mbyll hetimet për fraksionin tjetër të dosjes “Metamorfoza”, çon për gjykim 9 persona
- 16:35 Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet