Mjete luksoze e prona, sekuestrohen pasuritë e të dënuarit për trafik droge në Itali

28 Gusht 2025 | 12:02

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 18 pasuri të paluajtshme, dy automjete luksoze dhe disa llogari bankare në emër të shtetasit Kristian Koni, i njohur edhe me identitete të tjera si O.M., K.M., Z.R., dhe K.Z. , si dhe të nënës së tij pensioniste, në kuadër të hetimeve për pasuri të përfituara nga veprimtari kriminale.

Sipas Prokurorisë Tiranë, sekuestrimi është vendosur pas dyshimeve se pasuritë janë rezultat i përfitimeve nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës në Itali gjatë viteve 2007–2012, ku Kristian Koni ka qenë pjesë e një rrjeti të strukturuar kriminal.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu përdorimin e disa identiteteve dhe kryerjen e transaksioneve të pajustifikuara financiarisht, në mospërputhje me të ardhurat e deklaruara të përfituesve. Përveç vetë Kristian Konit pasuritë janë regjistruar edhe në emër të nënës së tij, F.M., dhe subjektit juridik “Kriol.AL” sh.p.k., ku Koni figuron si përfaqësues ligjor.

Pasuritë e sekuestruara përfshijnë prona në Tiranë, Bathore, Farkë dhe Marikaj, si dhe dy automjete të tipit “Range Rover” dhe “Smart” me targa karakteristike. Gjithashtu janë sekuestruar disa llogari bankare në emër të personave fizikë dhe juridikë të përfshirë.

Masa e sekuestros është vendosur me qëllim parandalimin e përdorimit të pasurive për veprimtari kriminale dhe garantimin e ekzekutimit të mundshëm të vendimeve për konfiskimin e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta jashtë Parlamentit, shoqërohen 5 persona. Momenti kur policia merr protestuesen (VIDEO)

Policia e Shtetit ka intensifikuar ndërhyrjet në terren duke kryer një tjetër shoqërim pranë godinës së Parlamentit. Pak kohë pas shoqërimit të protestuesit të parë,...
11:58 | 23/07/2026

Tabaku: Provoni të shkoni në protestë, Balla: Kuvendi duhet të dënojë ashpër dhunën kundër policisë

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku gjatë fjalës së saj në Kuvend ka komentuar lidhur me masat e marra për protestën që po zhvillohet para Parlamentit. Ajo...
11:53 | 23/07/2026

Protestuesi ndihet keq, humbet ndjenjat në mes të turmës! Mbërrin ambulanca

Krahas përplasjeve fizike dhe tensioneve, situata para Parlamentit ka regjistruar edhe momente paniku për një protestues. Një prej protestuesve nuk është ndier mirë dhe i...
11:50 | 23/07/2026