Peticion për faljen e gjobave, PSD në Kosovë synon ta arrijë përmes një projektligji në Kuvend

19 Maj 2021 | 14:59

130 mijë gjoba janë vënë për thyerjen e masave të pandemisë gjatë periudhës 15 mars 2020 deri me 15 maj të këtij viti.

Pikërisht këto gjoba me të cilat janë dënuar qytetarët, bizneset e vogla dhe ato të mesme, Partia Socialdemokrate po kërkon që të falen nga shteti.

Këtë gjë, ky subjekt synon ta arrijë përmes një projektligji, të cilin synon ta fusë në rend dite me peticion, pasi aktualisht nuk është pjesë e parlamentit të Kosovës.

“Ne synojmë që përmes një peticioni të arrijmë shifrën prej 10 mijë nënshkrimesh të qytetarëve në mënyrë që këtë projektligj ta vendosim në rend të ditës në Kuvendin e Kosovës,” – u shpreh anëtari i PSD-së, Dren Kukaj.

Megjithatë, nga kjo nismë nuk do të përfitojnë partitë politike, të cilat PSD-ja i fajson për rritje të rasteve e vdekjeve nga COVID-19 në Kosovë.

Një iniciativë të tillë po e mbështesin edhe njohësit e çështjeve ekonomike. Ata thonë se çdo hap që bëhet në ndihmë për qytetarët e bizneseve të dëmtuar duhet të mirëpritet.

 “Përderisa vendet e rajonit po bëjnë gara se si ta mbështesin sektorin privat dhe si të jenë afër qytetarëve, në Kosovë po bëhet shumë pak krahasuar me vendet e rajonit. Nëse vendeve të rajonit do i duhen dy apo tre vite për rimëkëmbje ekonomike, Kosovës do t’i duhet dyfishi,” – tha Safeti Gerrxhaliu, njohës i çështjeve ekonomike.

Mirëpo, politikisht sipas analistit Zekirja Shabani kjo iniciativë sado e mirë mund të hasë në pengesa për shkak të mardhënieve LVV-PSD.

 “Iniciativa vjen prej një partie politike që ka qenë bashkë me Vetëvendosjen për një kohë. Nuk di se sa iniciativë e mirë mund të jetë jo për shkak se mund të shkaktojë dëme ekonomike të mëdha por për shkak se është politikisht e papranueshme për Vetëvendosjen që PSD-ja t’i japë këshilla,” – u shpreh analisti Zekirja Shabani.

Për këtë janë të vetëdijshëm edhe në Partinë Social Demokrate, por nuk kanë ndërmend të dorëzohen.

“Po, ka mundësi që lufta të zhvendoset mes partisë në pushtet dhe neve konkretisht, por kjo nuk i bën nder atyre sepse çfarë po kërkojmë ne është falja e borxheve të qytetarëve të cilët janë duke mbetur pa punë, e pa më të dashurit e tyre dhe nuk janë të barabartë në situatën konkrete,” – tha Teuta Rrusta nga radhët e PSD-së.

Përfaqësuesit e Partisë Social Demokrate të Kosovës treguan se në ditët në vijim do të jenë në secilin qytet të Kosovës për të mbledhur nënshkrime për peticionin derisa të arrihet shifra prej 10 mijë, çka mundëson që kjo nismë të futet në agjendën e legjislativit të Kosovës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Mal të Zi për të marrë pjesë samitin e Bashkimit Evropian dhe...
12:37 | 04/06/2026