Kapet në Spanjë 25-vjeçari nga Laçi i kërkuar për drogë, do ekstradohet në Shqipëri
Një 25-vjeçar nga Laçi është arrestuar në Spanjë, pasi kërkohej nga autoritetet shqiptare për akuzat e kultivimit të drogës, ndërsa ishte dhe me masën e sigurisë “arrest me burg”.
Pasi Policia Shqiptare ka shkëmbyer informacionet me homologët spanjollë, është bërë i mundur lokalizimi në Spanjë, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin i 25-vjeçarit Algert Zeneli, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
“Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, në vitin 2023, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë ‘arrest në burg’, për veprat penale ‘Kultivim i bimëve narkotike’, ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’, ‘Grupi i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal’,” thuhet në njoftimin e Policisë.
Algert Zeneli, i lindur në Laç, akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, në vitin 2023 ka kultivuar 10 900 bimë narkotike Cannabis Sativa, në fshatin Kir, njësia administrative Pult, dhe në afërsi të fshatit Theth, Shkodër.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Madridin, vijon punën për finalizimin e procedurave të ekstradimit të këtij shtetasi në Shqipëri.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus