Trump shpreh zemërim për takimet e Putin, Kim Jong dhe Xi Jinping: Po komplotoni

3 Shtator 2025 | 11:04

Presidenti amerikan Donald Trump është zemëruar pasi Kina ka pritur ngrohtësisht udhëheqësit autoritarë Vladimir Putin dhe Kim Jong Un në një paradë madhështore ushtarake në Pekin. Në një reagim të ashpër në rrjetin e tij social “Truth Social”, Trump i drejtoi një mesazh ironik presidentit kinez Xi Jinping:

“Ju lutem përshëndeteni ngrohtësisht Putinin dhe Kim Jong Un-in, ndërsa komplotoni kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”

Kjo ngjarje duket si një goditje e drejtpërdrejtë ndaj Presidentit Trump dhe tregon dështimin e përpjekjeve të tij për të ndikuar liderët autoritarë përmes marrëdhënieve personale dhe “artit të marrëveshjes”. Takimet e tij me Putinin dhe Kim-in nuk kanë sjellë rezultate konkrete, lufta në Ukrainë po përshkallëzohet dhe Koreja e Veriut ka më shumë armë bërthamore se më parë.

Trump gjithashtu theksoi se shumë amerikanë kanë humbur jetën në luftën kundër Japonisë perandorake gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe kërkoi që ata të nderohen për guximin dhe sakrificën e tyre.

Festimet e Kinës vijnë në një moment të tensionuar global, ndërsa vendi po shfrytëzon paqëndrueshmërinë e politikës së jashtme të Trump për të forcuar ndikimin e vet dhe për të krijuar aleanca të reja që sfidojnë dominimin amerikan.

Megjithëse disa ekspertë theksojnë se bashkëpunimi midis Kinës, Rusisë dhe Koresë së Veriut nuk është ende një aleancë e vërtetë ushtarake si NATO, grumbullimi i këtyre udhëheqësve autoritarë është një sinjal i qartë sfidues ndaj Perëndimit.

Një komandant i lartë i forcave ajrore amerikane tha se SHBA nuk do të dekurajohet nga këto “spektakle politike”, duke shtuar:

“Ne nuk do të ndalemi.”

Megjithatë, vendimet e Presidentit Trump gjatë muajve të parë të mandatit të tij të dytë po përshpejtojnë një zhvendosje të fuqisë globale drejt Lindjes. Politikat e tij nacionaliste, përçarja me aleatët dhe dobësimi i programeve të ndihmës ndërkombëtare po nxisin vendet e tjera të afrohen me Kinën.

Ironikisht, forca që po dëmton më shumë Perëndimin është vetë Presidenti i SHBA-së – vendit që për dekada ka qenë garantues i lirisë dhe demokracisë në botë./CNN

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026